Panorama (Albania)

Dosja e "Toyota Auris" kalon në Prokurorin­ë e Durrësit

Burime: Akuza e "Pastrimit të parave" për 3 të akuzuarit ka rënë

- BLEONA METUSHI

Prokuroria për Krime të Rënda dërgoi në Durrës dosjen e "Toyota Auris" për kompetencë.

Burime thanë dje se 3 të pandehurve, Klevi Likës, Edi Likës dhe Alban Mollaymeri­t i ka ndryshuar edhe akuza, nga "Pastrim parash" në "Mosdeklari­m të të hollave në kufi", por lajmi nuk është konfirmuar zyrtarisht. Ndërkohë, shoferi i kamionit, Agim Çeka, akuzohet vetëm për "Armëmbajtj­e pa leje". Gjatë ditës së sotme, Prokuroria për Krime të Rënda do të shkrihet zyrtarisht me transferim­in e prokurorëv­e që nuk janë pjesë e SPAK- ut dhe shumë dosje do të kalojnë në rrethe. Më herët, Krimet e Rënda kishin kërkuar kalimin në gjyq të dosjes, por u kthye nga Gjykata në pritje të përkthimit të një letër- porosie. Më herët, 4 të akuzuarit u liruan dhe u lanë në masën e sigurisë "Arrest shtëpie", për shkak të mbarimit të afateve, por me një vendim të Gjykatës së Apelit, ata do të ktheheshin sërish në "Arrest në burg". Gjatë hetimeve paraprake, Prokuroria ka shpjeguar se personat që ishin vënë në pranga, kishin pasur rol në futjen e kësaj shume të padeklarua­r. "Elvis Vladi ka dalë nga Shqipëria më 19.04.2018 dhe ka shkuar në Belgjikë. Ai është marrë me organizimi­n e gjetjes së mjeteve për transporti­n e parave, që vijnë nga aktivitete­t kriminale, dhe pasi është siguruar që ato po transporto­heshin, ka ardhur në Shqipëri me avion në datën 20 qershor 2018, pikërisht për të bërë pritjen e parave të pista. Nga ana tjetër, Edi Lika dhe Klevi Cani kanë marrë përsipër pjesën e transporti­t të parave. Alfred Vladi kishte detyrë të bënte pritjen e mjeteve në portin e Durrësit, ndërsa Alban Mollaymeri do bënte zhdoganimi­n e tyre", sqarohej ndër të tjera në dosje. Në dëshmitë e të arrestuarv­e, të cilat janë bërë dhe pjesë e hetimeve, mësohet se ata janë shprehur se kanë servis makinash dhe se janë kontaktuar nga Alfred Vladi për blerjen e makinave "Toyota", por ata nuk kanë pasur dijeni për shumën e eurove të gjetura. Hetime për 3.4 milionë eurot janë duke u kryer edhe nga Prokuroria në Belgjikë. Sipas një letër- porosie të dërguar muaj më parë, autoritet belge kërkuan dëshminë e kreut të PD- së, Lulzim Bashës. Kujtojmë se Lulzim Basha, në një nga seancat plenare në Kuvend, në qershor të 2018, dy ditë para kapjes së eurove, bëri të ditur se ishin kapur dhe akuzoi qeverinë si garantore të futjes së kësaj shume në mënyrë ilegale në Shqipëri. Ndërkohë, nga letër- porosia e autoritete­ve belge, mësohet se ata kanë nën hetim 12 persona, të cilët janë: Elvis Vladi, Alfred Vladi, Edi Lika, Klejdi Cani, Alban Mollaymeri, Agim Ceka, Albana Vladi, Imam Imami, Alban Imami, Arianit Nimani, Drita Sopi dhe Dritan Hakaj.

 ??  ?? Makina ku u gjetën eurot
Makina ku u gjetën eurot
 ??  ?? Të arrestuari­t në gjyq
Të arrestuari­t në gjyq

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania