Panorama (Albania)

Sekuestroh­en pasuri me vlerë mbi 500 mijë euro nga Policia e Vlorës

-

VLORE - Policia e Vlorës ka bërë sekuestrim­in e disa pasurive, të cilat dyshohet se janë përfituar nga pastrimi i parave. Bëhet fjalë për pasuri që shkojnë në vlerën e 543 452 eurove. Nga Policia e Vlorës mësohet se këto pasuri janë sekuestrua­r në kuadër të një procedimi penal proaktiv të nisur prej vitit 2017 ndaj shtetasit me iniciale G. B., si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtari­së kriminale". Gjithashtu, bëhet me dije se shtetasi në fjalë është arrestuar në Itali në vitin 2017 për veprën penale "Trafikim narkotikës­h" dhe sipas bluve dyshohet se pikërisht këto pasuri i ka përfituar dhe ngritur mbi bazën e këtyre veprimtari­ve të paligjshme. Burimet thanë se pasuritë e sekuestrua­ra janë 2 apartament­e banimi në Vlorë, 2 llogari bankare dhe një automjet tip "Volkswagen". Gjithçka është kryer pas një hetimi të Prokuroris­ë së Vlorës, e cila në bashkëpuni­m me Seksionin e Hetimit të Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Vlorës kanë ekzekutuar vendimin e Gjykatës për vendosjen e sekuestros preventive. Ndërkohë, nga Policia e Vlorës nuk bëhet me dije identiteti i personit, të cilit i janë sekuestrua­r pasuritë, duke konfirmuar se bëhet fjalë për një hetim të hapur mbi personin që i është vendosur sekuestro preventive. Gjithsesi nga Policia konfirmohe­t se hetimi vijon, ndërsa edhe Prokuroria e Vlorës do të vijojë më tej me hetimin nëse pasuritë janë përfituar me veprimtari të paligjshme. Gjatë ditëve të fundit, Policia e Vlorës, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë dhe Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë, kanë vendosur dy sekuestro preventive. Më 6 dhjetor u sekuestrua­n dy apartament­e në Vlorë dhe Orikum, një pemishte në Orikum, dy llogari bankare dhe një automjet me vlerë 500 mijë euro, në pronësi të shtetasit L. B..

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania