Panorama (Albania)

Thaçi: Vuçiç po provokon, s’ka kompromis pa njohje!

“Dialogu është i mundur mbi një parim: njohje si fqinj të barabartë”

-

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, u është kundërpërg­jigjur deklaratav­e të homologut serb, të Aleksandar Vuçiç, se Serbia kërkon kompromis me Kosovën duke përjashtua­r njohjen reciproke.

Thaçi tha se deklarata të tilla të Vuçiçit janë provokime dhe sipas tij në tryezën e dialogut dy shtetet mund të ulen vetëm si të barabarta. “Mesazhet nga Beogradi që duhet të kemi një kompromis pa njohje të Republikës së Kosovës, janë provokime. Pavarësia e Kosovës është një kompromis. Dialogu është i mundur, bazuar në një parim: Dy shtetet duhet të njohin njëra- tjetrën si fqinj të barabartë, që lëvizin drejt integrimit në familjen Euro- Atlantike”, ka shkruar Thaçi në “Twitter”. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, përgjatë vizitës së tij në Greqi, ka folur në një intervistë edhe për çështjen e gjetjes së një zgjidhje finale me Kosovën, si dhe idenë e shumëdisku­tuar të korrigjimi­t të kufijve apo shkëmbimit të territorev­e. Vuçiç ka thënë në gazetën “Kathimerin­i”, se serbët janë të gatshëm të negociojnë për gjetjen e një zgjidhje kompromisi, por sipas tij njohja e Kosovës nuk mund të ndodhë. I pyetur rreth idesë së korrigjimi­t të kufijve si zgjidhje e mundshme për ngërçin me Kosovën, Vuçiç është përgjigjur me një pyetje: “Cilët kufij do të diskutohen, atë të njohur nga Kina, Rusia, Greqia e

Spanja, apo ata të njohur nga Franca e Gjermania”. Për idenë e shkëmbimit të territorev­e, Vuçiç ka deklaruar se Serbia gjithmonë ka qenë në kërkim të një kompromisi dhe nuk dëshiron të imponojë një zgjidhje që do të ishte në interes vetëm të njërës palë. “Ne jemi gati dhe të hapur që të negociojmë për një zgjidhje kompromisi. Disa kanë folur për modele të ndryshme, por s’kanë ofruar asgjë specifike. Nëse dikush mendon që ndonjëri do të vijë në Beograd dhe do të na kërkojë ne ta njohim Kosovën si një shtet të pavarur, një gjë e tillë nuk do të ndodhë”, tha Presidenti serb. Ai ka shtuar se e vetmja kërkesë e Serbisë për rikthim në dialog me Kosovën është heqja e taksës 100 për qind. “Nuk do të dëgjoni nga unë ndonjë kërkesë tjetër, përveç asaj që dëshirojmë heqjen e taksës 100 për qind. Ne duam të ulemi në tavolinë, të diskutojmë dhe të provojmë të gjejmë një zgjidhje”, u shpreh Vuçiç për “Kathimerin­i”. Deklaratat e Vuçiç janë debatuar fort edhe më parë gjatë kësaj jave, kur ai tha se masakra e Reçakut, ku forcat serbe masakruan 45 kosovarë, ishte e sajuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania