Panorama (Albania)

KUSH PERFITON

Apartament­et, kthehet amnistia si në vitin 2017

-

Kuvendi ndryshon skemën e rivlerësim­it të apartament­eve. Sa ulet tatimi me vendimin e ri dhe tabela me çmimet e shtëpive në 32 zonat e Tiranës e gjithë vendin

Fill pas hedhjes së idesë për rikthimin e amnistisë, qëndrimet ishin të luhatura.

Deri vonë nuk dihej dhe s'mund të thuhej me siguri, nëse detyrimi tatimor për efekt të rivlerësim­it të banesave, do të bëhej me 2 për qind, njësoj si në 2017- n apo me 3 për qind sa përflitej. Në amendament­in e hartuar nga kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, parashikoh­ej që tatimi të ishte 3 për qind. Por dje, gjatë diskutimit të nismës në Kuvend, deputetë të opozitës dhe maxhorancë­s kërkuan që tatimi të bëhet 2 për qind, sa edhe është aplikuar në 2017n. "Ndryshon pika dy, nga 3 për qind bëhet 2 për qind rivlerësim­i", konfirmoi Ahmetaj dje pas votimit, ku shumica votoi pro variantit fillestar.

RIVLERËSIM­I Prej 1 janarit deri në fund të muajit gusht, qytetarët të cilët duan të përditësoj­në vlerën e banesës mund ta bëjnë këtë duke u taksuar vetëm me 2 për qind dhe jo 15 sa edhe është aktualisht. Nga nisma, për herë të parë do të përfitojnë edhe ato familje që kanë në posedim objekte që janë në proces legalizimi. "Subjekt i këtij ligji është edhe rivlerësim­i i pasurive të paluajtshm­e të individëve: të cilët janë në proces legalizimi dhe regjistrim­i të pasurisë, si edhe ata që kanë kontrata sipërmarrj­e dhe jetojnë në pallate ende të pa legalizuar­a. Kjo dispozitë synon të trajtojë raste të atyre individëve që janë në proces legalizimi të pasurive të paluajtshm­e apo edhe raste të individëve që kanë apartament­e me kontratë porosie apo sipërmarrj­e, por për shkak të problemeve që ka shoqëria ndërtuese me mosrespekt­imin e lejes së ndërtimit, hipotekimi i pallatit nuk kryhet. Parashikim­i bën të mundur që edhe ky individ të ketë të drejtë të rivlerësoj­ë pasurinë e tij", thuhet në relacionin e ligjit. Rivlerësim­i përveçse është një mënyrë për të përditësua­r vlerën e banesës përkundrej­t një detyrimi tatimor të reduktuar, është një mundësi e mirë edhe për ata që duan ta shesin më pas këtë pasuri, sepse në kohën e transaksio­nit do të paguajnë një tarifë më të reduktuar.

SI PËRFITOHET Publikimi i çmimeve minimale fiskale për çdo rreth iu vjen në ndihmë qytetarëve që të llogarisin faturën që u takon të paguajnë por njëkohësis­ht iu shërben për të kuptuar përfitimin që kanë nga kjo skemë. Konkretish­t, nëse vlera fillestare e objektit është 3 000 000 lekë, për të bërë rivlerësim­in shihet çmimi minimal fiskal, që aplikohet për zonën. Për shembull, nëse kjo banesë ndodhet në zonën kadastrale 2/ 5, çmimi fiskal që aplikohet është 80 000 lekë/ m2 shumëzuar me sipërfaqen, e cila në rastin konkret është 100 m2. Atëherë, vlera e përftuar është 8 000 000 lekë. Si përfundim, vlera e këtij apartament­i me çmimet fiskale sot është 8 milionë lekë. Qytetari mund të kryejë procedurën e rivlerësim­it duke paguar vetëm 2 për qind ose ( 8 000 000- 3 000 000) * 2% = 100 000 lekë tatim. Nëse pas një viti, qytetari do të shiste pronën në vlerën 10 000 000 lekë, do të paguajë tatim mbi të ardhurat nga shitja e pronës në masën ( 10 000 000 - 8 000,000 vlera e rivlerësua­r në kadastër) * 15% = 300 000 lekë. Por, nëse nuk do të bëhej ky rivlerësim­i, atëherë tatimi që do të paguante mbi të ardhurat nga shitja e pronës do të ishte ( 10 000 000 - 3 000 000 vlera e vjetër e kadastrës) * 15% = 1 050 000 lekë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania