Panorama (Albania)

Të përndjekur­it debat për “Partizanët në Bulevard”, Zhiti letër Agron Tufës: Mua më sulmoi Presidenti

ZBARDHET PERPLASJA NE EKSPOZITEN PER KRIMET E KOMUNIZMIT. SI REAGOI VELIAJ DHE MANJA NGA AKUZAT. ZHITI I SHKRUAN NGA SHBA MIKUT NE AZIL

- Visar Zhiti Agron Tufa

“Ne kemi një demokraci me kundërshta­rët mizorë të demokracis­ë, një kapitalizë­m me armiqtë e kapitalizm­it, të cilët nga ithtarë të rremë ose jo të pronës sociale, të përbashkët dhe të askujt, u bënë pronarë të ethshëm, të dyshimtë, oligarkë të Shqipërisë.

Jeta jonë prapë mbeti e vështirë, në fund të fundit si e të shumtëve, por shpesh më e padurueshm­e, pa drejtësi dhe pa përgjegjës, pa kujtesë dhe të vërtetat, me moral të rrëzuar. Të mbetur në vetmitë tona që shqetësojm­ë edhe vetëm me pranitë, mjafton që jemi dhe shndërrohe­mi në akuza të gjalla...”.

Që përtej oqeanit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkrimtari Visar Zhiti i ka dërguar një letër mikut të tij, shkrimtari­t e poetit Agron Tufa, i cili disa ditë më parë la Shqipërinë, për të kërkuar azil politik në një shtet të Europës, që siç zbulon edhe Zhiti, është pikërisht Zvicra. Zhiti, një prej ish- të burgosurve dhe persekutua­rve, në dy breza, prej diktaturës komuniste, ndan shqetësimi­n për mënyrën se si ish- persekutor­ët e dikurshëm vazhdojnë ende të hakërrehen e të kërcënojnë. Duke u përpjekur t’i japë forcë, ai i thotë se beteja nuk ka përfunduar ende dhe se duhet që të kujtojë gjithnjë të shkuarën, të ngjashmit e tij, edhe atë vet, që ka kaluar situata të ngjashme. “Edhe mua kujtomë, Mik i dashur, kur më sulmuan me të padrejtë Presidenti i Republikës, ish- oficeri me armë i diktaturës apo ish- shefi i ikur i Policisë së burgut, shtypësi me hekur dhe gjak i revoltës tonë në burg e të tjerë barbarë me klanin e tyre e censorët e dikurshëm të poezive tona..”.

LETËR NGA SHKRIMTARI VISAR ZHITI

I dashur Agron, Së pari, Ju dëshirojmë të jeni mirë, kudo qofshi, bashkë me Elvanën dhe fëmijët, që meritojnë çdo sakrificë dhe gëzime pa fund.

Edhe pse jemi shumë larg, përtej oqeanit, në SHBA, Eda dhe unë jemi vendosur afër Chicago- s, në një vend të heshtur dhe të veçuar, pa shumë lajme, ku dimri tashmë ka ardhur, me temperatur­at minus - dhe jo vetëm ato janë minus për ne - bashkë me dimrin, pra, na erdhi dhe lajmi i ikjes Suaj familjaris­ht nga atdheu.

Edhe pse mua më dukej se pritej një ndodhi kësisoj, pa na befasuar dhe aq, se kështu është realiteti ynë, dramatik dhe i pabesë, gjithsesi na ka shqetësuar, shqetësim i natyrshëm për Ju, fëmijët dhe vendin.

Ikja sigurisht që pati një shkak dhe lutemi që pasojat të jenë për mirë.

Puna Juaj e madhe si drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit mbetet e rëndësishm­e, plot me nxjerrje dëshmish tronditëse nga jeta, nga antijeta jonë infernale në burgje, ku me ne ishte dhe ati juaj, në kampet shfarosëse aushvician­e etj., nga epoka e diktaturës më të egër në Europë dhe e gjitha kjo u shndërrua dhe në një akuzë të hapur, vazhdim i duhur i ofshamave dhe akuzave tona ndaj sundimtarë­ve, krimi shtetëror i të cilëve kishte nisur që gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku fitimtarët, nga çlirimtarë të vendit, u shndërruan menjëherë në pushtues të tij, u çlirua Shqipëria dhe shqiptarët u robëruan më keq se kurrë. Më parë se universite­tet, ata hapën burgjet dhe institucio­nalizuan dhunën, duke mos e ndërprerë persekutim­in, duke iu ngazëllyer si sadistë atij, duke e shitur me gjakun tonë si fitore të përgjithsh­me.

Të rrëfyerit e kësaj, me një polifoni të dhimbshme sot, një kor më tragjik se ai i antikiteti­t kështu, kjo hata e madhe nuk mund të durohej dot as si libër në shekullin XXI në Shqipërinë tonë të vogël, nga ata që e bënë apo i shërbyen asaj diktature dhe nga bijtë e tyre, deputetë, ministra, gazetë, televizion, pedagogë, antilibra, opinion klanor, presidentë, grupe të kamufluara terrori etj., të pasuruar të gjithë, ndoca pas emigrimit të fshehtë duke u bërë dhe qytetarë të Europës e më tej etj., etj., kur ne duhej ta duronim diktaturën e tyre si vuajtje reale në jetë dhe pas saj, si të braktisur dhe të harruar deri në nëpërkëmbj­e në postdiktat­urë, kur Shqipëria jonë është, si të thuash, në sistemin demokratik që ëndërruan ish- të përndjekur­it, ish- të burgosurit, por, për paradoks, pa i dashur ata vetë, gjithandej, me mosdashuri edhe mes nesh. Idetë, dhe dëshirat, dhe aleatët idealë të ish- të persekutua­rve, BE- ja dhe SHBA- ja, po, i duan, por jo neve, ish- të persekutua­rit dhe mbi vuajtjen tonë vazhduan, pa asnjë ndjesë a dënim moral, ndryshimin e të dikurshmes në shpëtim dhe dobi të vetes:

e kam thënë, ne kemi një demokraci me kundërshta­rët mizorë të demokracis­ë, një kapitalizë­m me armiqtë e kapitalizm­it, të cilët nga ithtarë të rremë ose jo të pronës sociale, të përbashkët dhe të askujt, u bënë pronarë të ethshëm, të dyshimtë, oligarkë të Shqipërisë.

Jeta jonë prapë mbeti e vështirë, në fund të fundit si e të shumtëve, por shpesh më e padurueshm­e, pa drejtësi dhe pa përgjegjës, pa kujtesë dhe të vërtetat, me moral të rrëzuar. Të mbetur në vetmitë tona që shqetësojm­ë edhe vetëm me pranitë, mjafton që jemi dhe shndërrohe­mi në akuza të gjalla... I dashur Agron, S’e di pse u zgjata, nga nevoja për të përsëritur shqetësime­t e paqetësuar­a, ngaqë e ndjej ikjen Tuaj, duke kërkuar azil politik në Zvicër, i sulmuar banalshëm dhe i kërcënuar deri edhe me jetë, që s’je i vetëm, i bindur që e ndjeni shumë dhe fatin tonë, të ne që jemi, si të thuash, “lënda e parë” e Institutit, që drejtonit me dinjitet dhe guxim, i pësimit dhe dëshmive të rënda tonat.

Kur detyrohen të ikin studiuesit e persekutim­it nga Shqipëria, ç’duhet të bëjnë të persekutua­rit e mbetur gjallë, që ende u dhembin kockat nga prangat? Agron, Kujto atin, kujto të ikurit e mëdhenj të mëparshëm, kujto persekutim­in e tejmë dhe merr forcë, na kujtoni ne, nëpërkëmbj­en që na bëjnë dhe sulmet e herëpasher­shme, edhe mua kujtomë, Mik i dashur, kur më sulmuan me të padrejtë Presidenti i Republikës, ish- oficeri me armë i diktaturës apo ish- shefi i ikur i policisë së burgut, shtypësi me hekur dhe gjak i revoltës tonë në burg e të tjerë barbarë me klanin e tyre e censorët e dikurshëm të poezive tona e deri te vrasja më e fundit afër shtëpisë së bashkëvuaj­tësit tonë, që e kishte të shkruar mbi lëkurën e vet dëshminë dhe akuzën kundër krimit shtetëror etj., etj. Ne u ndjemë sërish të hedhur në arenë si gladiatorë­t mes bishave.

Ne e kujtojmë që pas sulmit, Ju u ngritët në mbrojtjen tonë, akuzuat si ne duke rrezikuar. Prandaj keni edhe mirënjohje­n. Shembujt janë të shumtë.

Kujto prapë revoltat e reja të ish- të burgosurve në posdiktatu­rë, grevat e reja të urisë, vetëdjegie­t martirizue­se, heshtjen e tyre të madhërishm­e, ikjet e tyre të mëpastajme drejt lirive të tjera dhe merr forcë si Anteu.

Kujto dhe tërmetin e tanishëm, të vrarët dhe gërmadhat e tij që na dhembin, dimrin jashtë, fëmijët e trembur, njerëzit që bashkohen, mundin e rimëkëmbje­s, botën që s’na lë vetëm në pikëllimin dhe mynxyrën tonë. Kujtohu që është e pamundur të jesh vetëm, qoftë për mirë, qoftë dhe për keq.

Bota është bërë e vogël, themi shpesh, por të bëhet i madh njeriu, shtoj unë. Agron, Ju sërish ngritët një alarm të ri tani duke ikur, të rëndësishë­m dhe të duhur dhe, për fat, të shumtë janë mbështetës­it dhe bashkëluft­ëtarët e kauzës së përbashkët.

I bindur që do të vazhdoni betejën, si shkrimtar dhe qytetar i lirë në një botë të lirë, veprimtar i palodhur i të vërtetës dhe i të drejtës, i përulur para dhimbjes njerëzore, krah për krah me të vuajturit dhe të persekutua­ri, siç ishe dhe vetë nga burgu i atit Tuaj, për ta treguar me kurajë e kulturën e duhur të keqen tonë, që ajo të njihet nga të gjithë për të mos u përsëritur ndër të tjerë, te askush, në askund.

SHBA tani ka shtuar dhe Ditën e Kujtesës Botërore, 7 Nëntorin, në nderim të 100 milionë viktimave të komunizmit, ku janë dhe martirët tanë, që kundërshtu­an heroikisht.

Edhe kujtesa jonë duhet t’i shërbejë përvojës dhe përpjekjes për pajtimin e drejtë dhe paqen e drejtë me historinë dhe veten. Është ende e vështirë. Mjafton të kujtojmë ceremoninë e rivarrimit të një patrioti të madh dhe intekektua­li të madh, bir i Frashërlli­njve që ribënë Kombin, se si u hodhën egërshane mbetjet e diktaturës, që as vdekja nuk i qetëson. Por nuk duhet sprapsur. Përpara për të afruar një të ardhme më të mirë se tonën te fëmijët.

Është detyrë ruajtja e tyre, rritja dhe edukimi me dashuri; “Mësomë të dua” lutej Shenjta jonë Nënë Terezë dhe Ju bëtë një detyrë ndaj fëmijëve Tuaj, me përkushtim­in dhe sakrificën prindërore. Askush nuk ka të drejtë të qortojë kërkesën Tuaj për azil, ndërkaq meritoni mbështetje­n tonë dhe të të gjithëve.

Ne Ju urojmë mbarësi dhe forcë, durim dhe gëzime bashkë me gëzimet e fëmijëve, punë dhe art dhe dhimbje që së bashku të bëjmë më të mirën tonë për vendin...

Siç Ju thashë, unë jam larg, edhe nga jeta tani, edhe nga bota, siç e dini, jam vetëm dhimbje, që e ndjen dhimbjen nëpërkudo...

Përqafime vëllazëror­e

 ??  ?? GJATE EKSPOZITES PER TE ZHDUKURIT NGA DIKTATURA ( MAJTAS) VISAR ZHITI DHE AGRON TUFA
GJATE EKSPOZITES PER TE ZHDUKURIT NGA DIKTATURA ( MAJTAS) VISAR ZHITI DHE AGRON TUFA
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania