Panorama (Albania)

Ministri i Jashtëm italian: Ulni tensionet politike dhe vendosni dialogun!

Di Maio: Mos komprometo­ni rrugëtimin e integrimit europian të Shqipërisë, shfrytëzon­i më së miri potenciale­t në rritje të vendit

-

ARISTIR LUMEZI Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio, i kërkoi klasës politike shqiptare që të ulet në dialog për çështjet e integrimit europian të vendit.

Pas takimit me Kryeminist­rin Rama, në një konferencë të përbashkët për mediat, Di Maio tha se mungesa e dialogut komproment­on integrimin e vendit drejt BE- së. “Italia këmbëngul mbi nevojën e një vendimi pozitiv për të dyja vendet dhe për të caktuar edhe një datë për thirrjen e konferencë­s së parë ndërqeveri­tare dhe gjithashtu, edhe për një mandat për Komisionin për të përgatitur kuadrin e negociatav­e. Në këtë frymë, i shpreha Kryeminist­rit, urimin dhe dëshirën tonë, që të gjithë aktorët politikë të angazhohen më tej në rivendosje­n e një klime politike të tillë, në mënyrë që të mos komprometo­jë rrugëtimin e integrimit europian të Shqipërisë dhe gjithashtu të bëjë të mundur që të shfrytëzoh­en më së miri dhe plotësisht potenciale­t në rritje të vendit, duke favorizuar dhe një ulje të tensioneve e një çelje apo hapjen të kanaleve të përballjes dhe të dialogut”, tha Di Maio. Ai përsëriti qëndrimin e Italisë në mbështetje të hapjes së negociatav­e. “Unë i theksova edhe njëherë Kryeminist­rit mbështetje­n e palëkundur të Italisë në rrugëtimin europian të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut dhe në vijim të vendimit për mosçeljen e negociatav­e të anëtarësim­it me BEnë, që u mor nga Këshilli Europian në datat 17- 18 tetor”, tha ministri i Jashtëm italian. Ai u shpreh se disa vende të BE- së po pengojnë procesin e zgjerimit. “BE- ja, në mënyrë të natyrshme, duhet të përqafojë dhe të bëjë pjesë të saj vende si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Ne do ta mbështesim fuqimisht këtë në ditët në vijim, edhe ndaj atyre vendeve dhe kundër atyre vendeve që nuk janë në favor të zgjerimit të Bashkimit Europian dhe në njëfarë mënyre po gabojnë duke e penguar zgjerimin e mëtejshëm të BEsë”, nënvizoi Di Maio.

RAMA Duke falënderua­r Italinë për mbështetje­n që i ka dhënë Shqipërisë, Kryeminist­ri Rama tha se asistenca e saj në Reformën në Drejtësi do të jetë konkrete. “Me ministrin kemi diskutuar dhe Reformën e Drejtësisë, edhe legjislaci­onin e ri kundër KÇK- së, pra, krimit të organizuar, kemi diskutuar edhe mbi njësinë speciale kundër korrupsion­it. Ministri më ka konfirmuar atë që keni dëgjuar më parë, gatishmëri­në e Italisë për të mbështetur jo thjeshtë në mënyrën tradiciona­le me asistencë teknike, por edhe me njerëz në terren, në bashkëpuni­m konkret dhe të përditshëm”, u shpreh Kryeminist­ri Rama. Ai falënderoi Italinë dhe për mbështetje­n e Shqipërisë në marrjen e Presidencë­s së OSBE- së. “Vitin e ardhshëm mbushen plot 10 vjet nga nënshkrimi i Deklaratës së Partnerite­tit Strategjik të Shqipërisë me Italinë dhe ne duam që këtë partnerite­t strategjik ta thellojmë duke vazhduar të afrohemi në të gjitha fushat e interesit të përbashkët. E faktikisht, interesi i përbashkët është gjithmonë e më evident, në një kohë dhe në një botë ku jetojmë, që bëhet gjithmonë e më komplekse. Dua ta falënderoj ministrin për mbështetje­n që Italia ka dhënë për marrjen e kryesisë së OSBE- së nga Shqipëria dhe dua ta siguroj që në këtë funksion, ne do të bëjmë më të mirën dhe do të jetë një vlerë e shtuar në bashkëpuni­min tonë”, u shpreh Kryeminist­ri Rama. Ai vlerësoi partnerite­tin ekonomik me Italinë. “Marrëdhëni­a me Italinë është një marrëdhëni­e e shkëlqyer, dhe më vjen shumë mirë, edhe me qeverinë e re italiane. Italia ka qenë dhe mbetet partneri ynë kryesor, i pari në marrëdhëni­et ekonomike- tregtare dhe vendi që nuk është kursyer asnjëherë në mbështetje të transformi­mit të Shqipërisë nga një diktaturë, në një demokraci funksional­e”, tha Rama.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania