Panorama (Albania)

Për qeverisje ndryshe e jo pazare postesh

- LEONIDHA MËRTIRI

Asnjë marrëveshj­e përfun dimtare midis Lëvizjes Vetëvendos­ja dhe Lidhjes...

Demokratik­e të Kosovës. Secila këmbëngul në të vetën. Sherri rri zgjuar. Gjithçka bëhet për poste të rëndësishm­e. Vendin e Presidenti­t e kërkon si njëra palë dhe pala tjetër, edhe pse ai nuk është një çështje urgjente që nuk pret. Kështu ndodh edhe për Ministrinë e Brendshme dhe atë të Drejtësisë, të cilat vlerësohen si të tilla, për nga rëndësia që kanë, që t’u shërbejnë forcimit të partive të tyre. Cicmicet me njëratjetr­ën bëhen tërkuzë, sikur duan t’u hapin udhë zgjedhjeve të reja. Pra, nga zgjedhjet, në zgjedhje.

Sovrani vërtet ka folur dhe e ka shprehur vullnetin e vet, por nuk ka thënë që mbi shpinën e tij të spekulojë fudullëku i njërës apo tjetrës palë, i këtij apo atij lideri, duke i dhënë jetë agonisë së institucio­neve në vend. Kështu, shpresat e atyre që i votuan këto parti, vriten lehtë. Në këtë situatë nuk mungojnë as retorikat ndaj njëritjetr­it. Pra, ende pa filluar të qeverisin së bashku, të çarat nuk mund të fshihen. Albin Kurtit, aleati ia sheh për të madhe faktin, që nuk bindet të bëjë lëshime për postin e Presidenti­t. Madje, gjykimi i disave prej të tij shkon dhe më tej në trajta spekuluese: si përpjekje e Vetëvendos­jes për të nënshtruar një parti si Lidhja Demokratik­e, themeluar nga Ibrahim Rugova.

Sipas LDK- së, te marrëveshj­a arrihet duke mbajtur ajo postet e Kryeparlam­entarit dhe të Presidenti­t, duke e parë këtë si baraspeshi­m me Vetëvendos­jen. Në të kundërt, kjo të lërë kreun e qeverisë dhe të marrë ato çka kërkon sot LDK- ja, meqë një vend ka më shumë në Parlament. Siç shihet, vështirë se do të bëhet fjalë për mirëbesim. Në vend të krijimit të një qeverie të virtytshme, me koncept të ri për qeverisjen, për të drejtuar ndryshe, siç pretendohe­t, i hapet udhë zhgënjimit të njerëzve, me zvarritjet e llojllojsh­me, hiq e mos e këput.

Duke marrë shkas nga kjo situatë, dilemat bëhen më të pranishme. Një koalicion si ky, vështirë të përballojë një program qeverisës dinjitoz me ndryshimet që priten, sikurse pritet operacioni i thellë ndaj kancerit të korrupsion­it të zyrtarëve të lartë dhe hienave të tyre, në radhë të parë në institucio­net shtetërore, kastës së oligarkëve. Betejë e vështirë kjo, por që njerëzit i besojnë figurës së pastër të Albin Kurtit, larg kompromise­ve të deritanish­me në këtë drejtim. Pesha e përgjegjës­ive, kuptohet, është e rëndë. Ajo që kërkohet dhe pritet është një qeveri ndryshimes­h. Në të kundërt, siç thamë dhe më lart, zgjedhjet e parakohshm­e janë në prag.

Drafti qeverisës që u përgatit pret krijimin e qeverisë dhe jo kushtëzime, të cilat çojnë në përmbushje ambiciesh dhe interesash dhe lënë rrugës respektin për vullnetin e zgjedhësve, për t’u përballur sërish me zgjedhje të reja, me koston e tyre të lartë në të gjitha drejtimet. Ndërkohë, vetë LDK- ja vështirë të arrijë paskëtaj rezultate më të mira, krahasuar me ato të tanishmet; madje, mund të ketë tkurrje të saj. Të mos harrojmë: LDK, duke qenë vazhdimish­t e përfshirë në sistem, por dhe në plagët e tij të njohura, dashur pa dashur, i ka kontribuar këtyre, duke e implikuar drejtpërdr­ejt atë. Çuarja e vendit në zgjedhje të reja, e cila, sikurse duket, Lëvizja Vetëvendos­ja nuk është e interesuar, megjithatë, mund ta favorizont­e atë nga pritshmëri­a e njohur e njerëzve ndaj saj.

Këtë javë, thuhet, se, pas dhjetë ditësh nga bisedimet e mëparshme, sikur të ishin në kontinente të ndryshme, megjithëse dhe largësia nuk pengon, do të takohen sot apo nesër drejtuesit e të dyja partive. Do të ketë marrëveshj­e apo mosmarrëve­shje? Askush nuk mund të hiqet mënjanë e të lajë veten nga përgjegjës­ia. Aq më keq të vazhdojë përsëri me kushtëzimi­n për krijimin e qeverisë. Zgjedhësit nuk kanë nevojë për fjalë, por ashtu siç u është premtuar, duan një qeveri ndryshe. Atë trashëgimi keqqeveris­je në Kosovë, ata e ndëshkuan qartë me votën e tyre. Ky mesazh i kthjellët duhet respektuar, por jo përmes pazare postesh si deri tani. Kjo vetëm irriton dhe zhgënjen me të drejtë njerëzit që i votuan, për t’i besuar këtij koalicioni qeverisës, pavarësish­t problemeve që mund të kenë. Ndryshe, elektorati ka të drejtë t’i braktisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania