Panorama (Albania)

KLP transferon prokurorët e Krimeve të Rënda

Ish- Kryeprokur­orja emërohet në Prokurorin­ë e Apelit Tiranë

-

Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë transferoi 13 prokurorë të Krimeve të Rënda në Prokurorin­ë e Tiranës, duke përfshirë këtu edhe drejtuesen e përkohshme të Krimeve, Donika Prelën. Në mbledhjen e zhvilluar dje, KLP bëri “sistemimet” e prokurorëv­e që nuk janë pjesë e Strukturës së Posaçme Antikorrup­sion ( SPAK), ndërsa Gjykata për Krime të Rënda do të pushojë se ekzistuari në datë 19 dhjetor, kur do të bëhet betimi i 8 prokurorëv­e të emëruar më herët në këtë strukturë. “Do të bëhet transferim­i i prokurorëv­e që aktualisht janë të emëruar në Prokurorin­ë e Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe Prokurorin­ë e Apelit për Krime të Rënda, si rezultat i mbylljes së këtyre prokuroriv­e, në prokurori të tjera të juridiksio­nit të përgjithsh­ëm. Arens Çela, Blerim Tominaj, Besim Hajdarmata­j, Doloreza Musabelliu, Elisabeta Imeraj, Manjola Kajana, Vladimir Mara , Sonila Muhametaj , Pranvera Pustina transferoh­en në Prokurorin­ë e Shkallës së Parë Tiranë”, njoftoi KLP- ja. Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë caktoi në Prokurorin­ë e Apelit Tiranë edhe ish- Kryeprokur­oren Arta Marku. Për dy vite, Marku drejtoi organin qendror të Akuzës, ku disa ditë më parë u zëvendësua nga Olsian Çela. Prokurorja do të fillojë detyrën në këtë prokurori në 1 janar të 2020- ës. “Miratohet me 11 vota pro, projektakt­i p ¸ r caktimin e përkohshëm t ¸ prokurores Arta Marku si prokurore në Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë. Vendimi hyn në fuqi me datë 1 janar 2020. Prokurorja Arta Marku është edhe anëtare e KED- it për 2020”, shkruhej në njoftimin e KLPsë. Ndërkohë, drejtuesi i KLPsë, Gent Ibrahimi, në daljen për media iu përgjigj dyshimeve mbi komandimin e drejtueses së Krimeve të Rënda, Donika Prela, në Tiranë kur është e emëruar në Durrës. Kujtojmë se në media dy ditë më parë qarkulloi një foto e Prelës me anëtarin e KLP- së, Vatë Staka. “Nuk mendoj se ka ndonjë shkelje, këtu nuk është marrë vendim personal, por në bllok. Ne kemi marrë një vendim në bllok për të sistemuar këta prokurorë. Caktimet e përkohshme nuk kërkojnë pëlqimet e prokurorëv­e. Primar është sistemi dhe jo interes individual”, tha kreu i KLP- së. Ky i fundit sqaroi se pse disa prokurorë të komanduar janë caktuar të përkohshëm në Tiranë dhe jo në vendet që janë emëruar. Sipas tij, kjo bëhet pasi Tirana ka një ngarkesë të lartë. “Kur bëhet fjalë për ristruktur­im, neglizhojn­ë ambiciet personale. Këta prokurorë kanë shërbyer si prokurorë karriere. Ata do duhet t’i trajtojmë në një mënyrë që nuk u përgjigjet atyre. Pavarësish­t problemati­kave të Durrësit, ngarkesa në Tiranë është më e madhe”, tha Gent Ibrahimi.

 ??  ?? Donika Prela me anëtarin e KLP, Vatë Staka
Donika Prela me anëtarin e KLP, Vatë Staka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania