Rama në Thumanë: Shtëpitë do jenë gati brenda pranverës

Lulzim Basha: Kryeminist­ri të ndalë spektaklin me vdekjen, qeveria dështoi me strehimin e të prekurve

Panorama (Albania) - - AKTUALITET - ARISTIR LUMEZI

Kryeminist­ri Edi Rama u rikthye dje në Thumanë, nga ku premtoi se brenda pranverës së vitit që vjen, do të ndërtohen shtëpitë, si dhe e gjithë infrastruk­tura.

Kryeminist­ri tha se ka nisur puna duke krijuar konceptin, si dhe duke identifiku­ar tokën ku do të bëhen ndërtimet. Rama ishte i shoqëruar nga kreu i fondacioni­t “Firdeus”, Elvis Naçi, fondacioni i të cilit ka mbledhur rreth 7 milionë euro, të ardhura që do të shkojnë për ndërtimin e shtëpive për banorët e Thumanës. “Ka nisur puna, arkitektët janë në terren, kanë filluar të shikojnë konceptin e parë. Kemi identifiku­ar pronat, çfarë është private dhe çfarë është shtetërore”, u shpreh Kryeminist­ri. Kryeminist­ri, po ashtu, theksoi se lagjja e re që do të ndërtohet, do të ketë të gjithë infrastruk­turën e nevojshme, përfshirë rrugët, kopshtin, shkollën dhe qendrën shëndetëso­re. Ai bëri të ditur se do të angazhohet një grup arkitektës­h të rinj shqiptarë për të bërë modelin e shtëpive, duke e lidhur atë edhe me traditën shqiptare. Kusht, tha ai, do të jetë vendosja e banorëve në një zonë dhe jo të shpërndarë sipas vendit ku kanë pronat. Kryeminist­ri theksoi se nuk do të ndërtohet në zonën ku janë shembur shtëpitë nga tërmeti. Rama vuri në dukje se zona ka një potencial të madh. “Është një zonë me potencial të madh, të jashtëzako­nshëm, pasi i jep vlerë edhe liqeni. Po të bëhet një rregullim i bukur, bëhet një kryevepër dhe mund të tërheqë edhe vizitorë, duke ndihmuar ekonominë lokale”, tha Rama.

PD Sekretari i përgjithsh­ëm i Partisë Demokratik­e, Gazment Bardhi, reagoi pas vizitës së Kryeminist­rit Edi Rama në Thumanë, duke e akuzuar se u kthye në vendin e krimit shtetëror. Në një postim në “Facebook”, Bardhi e cilëson spektakël të shëmtuar të Ramës dhe kthim në vendin e krimit shtetëror. “Rama është kthyer në vendin e krimit shtetëror pa dhënë llogari për humbjen e jetëve të 24 njerëzve të pafajshëm. Në javën e tretë pas tërmetit, Edi Rama hesht për përgjegjës­itë direkte të Komitetit të Emergjenca­ve, të drejtuar prej tij, dhe të Bashkisë së Krujës, përse banorët e pallateve të shembura në Thumanë u lejuan të jetojnë aty pas tërmetit të 21 shtatorit. Edi Rama është i detyruar t’u thotë shqiptarëv­e çfarë përmbanin aktet e konstatimi­t për dy pallatet e shembura më 26 nëntor, çfarë masash u morën dhe kush i lejoi banorët të futeshin në pallate të pasigurta pas 21 shtatorit. Prokuroria duhet të veprojë menjëherë!”, shkruan Bardhi. Ndërsa kreu demokrat, Lulzim Basha, i ka kërkuar Kryeminist­rit Rama që të ndalë spektaklin me vdekjen. Dukë u kërkuar banorëve të mos vënë në rrezik jetën, Basha vuri në dukje se një sjellje e tillë e papërgjegj­shme nga ana e qeverisë dhe bashkisë, mund të çojë në përsëritje­n e tragjedisë së Thumanës. “Porosia ime si bashkëqyte­tar është: mos u fusni në objekte të cilat nuk kanë certifikim. E kam parë me sytë e mi se çfarë ndodhi në Thumanë. Ajo që ndodhi në Thumanë, ishte plotësisht e shmangshme. Nëse shteti do të kishte bërë detyrën e vet dhe do t’u kishte thënë atyre banorëve “mos u fusni”, ata 24 njerëz nuk do të ishin nën tokë”, u shpreh Basha. Ai bëri thirrje për strehimin sa më parë të banorëve, si detyrë kryesore e qeverisë në rast emergjenca­sh. “Jo vetëm që është prishur e rrënuar shtëpia, por edhe ata të cilët shtëpia u është konsiderua­r e rrezikshme dhe nuk u është dhënë akoma çertifikat­a e sigurisë. Por që të ndodhë kjo, gjëja e parë që duhet të bëhet është që shteti të caktojë para, prandaj është shpallur gjendja e emergjencë­s. Jo që të bëjë pehlivanin nëpër Shqipëri, por të caktojë para dhe me ato para të merren banesa me qira dhe t’u jepen familjeve që kanë nevojë. Ai që ka në dorë sot buxhetin dhe vendimet, një gjë duhet të bëjë, të ndalë spektaklin mbi vdekjen, sepse ka filluar të bëjë spektakël me vdekjen, dhe t’u vijë në ndihmë njerëzve”, tha Basha.

NGA MBLEDHJA E DJESHME E KLP

Rama, dje në Thumanë

Basha, dje në Durrës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.