Në pranga për tërmetin edhe ish- drejtori i ALUIZN- it

Panorama (Albania) - - PANORAMA/ AKTUALITET - Arben Isaku

Pas hetimeve për tërmetin, Policia njoftoi dje se në pranga ka rënë dhe ish- drejtori i ALUIZN- it Durrës, Arben Isaku. Ky i fundit, i njohur edhe si numri dy i PS- së në Durrës, ka qenë edhe më herët i proceduar për leje legalizimi të dhënë në kundërshti­m me ligjin. Isaku u vetëdorëzu­a në gusht të këtij viti në Polici, pasi masa e dhënë ndaj tij, “Arrest në burg”, nuk ishte ekzekutuar. Policia tha disa muaj më parë se Isaku dhe dy zyrtarë të tjerë: “Kanë pajisur me leje legalizimi duke falsifikua­r dokumentet për dy shtetas për një sipërfaqe 123 metra katrorë dhe truall 500 metra katrorë në zonën e plazhit. Kanë pajisur me leje legalizimi, duke falsifikua­r dokumentet e shtetasit Xh. N., 29 vjeç, banues në Durrës dhe E. S., 39 vjeç, banues në Berat, të cilët janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës ka nxjerrë urdhër ndalimi për veprën penale ‘ Vjedhja me pasoja të rënda’, parashikua­r në nenin 134/ 3 të Kodit Penal”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.