Basha në Laç: Vlerësimet e dëmeve po bëhen si në Thumanë, sjellje kriminale

“Të angazhohen specialist­ë të kualifikua­r për verifikimi­n e saktë zyrtar. Të vihen para drejtësisë ata që japin urdhra kriminalë”

Panorama (Albania) - - PANORAMA/ POLITIKE - ARDIT HOXHA

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, në vijim të vizitave të tij në zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, dje ishte në disa fshatra të Laçit.

Nga këto takime, kryedemokr­ati është njohur me disa probleme që hasin këta banorë sa i përket mbijetesës pas gjendjes që krijoi tërmeti, por edhe në drejtim të vlerësimit të banesave të dëmtuara. Sipas Bashës, qytetarët i kanë treguar se procesi i verifikimi­t të dëmeve në banesa po rezulton të jetë me shumë probleme. Kreu i PD- së thotë se janë bërë disa vlerësime të dëmeve, që kanë marrë banesat dhe se ato kanë qenë kontrovers­e, duke shtuar pasigurinë e banorëve, të cilët janë ende nëpër çadra. “Një sjellje kriminale po denoncohet nga qytetarët. Grupe vlerësuesi­sh që shkojnë dy apo tri herë dhe japin vlerësime kundërthën­ëse për sigurinë e banesave. Në Durrës, disa banorë pohojnë se u kanë ardhur tri herë vlerësuesi­t. Dy herë ua kanë nxjerrë banesat të pabanueshm­e dhe pastaj të banueshme. Sipas familjarëv­e që takova, ka një tendencë këtë javë me urdhër nga lart që me gjithë gjendjen e rrezikshme të banesave, ato të konsideroh­en të banueshme, pasi qeveria nuk ka lekë për ndërtimin e tyre. Ky është skenari që vrau 24 njerëz në Thumanë. Kjo është vrasje me paramendim dhe kërkon ndërhyrje të menjëhersh­me të organeve të drejtësisë. Nuk mundet të përsëritet tragjedia e Thumanës, ku ndonëse pallatet ishin vlerësuar të pabanueshm­e, pas 21 shtatorit, banorët u udhëzuan të futeshin brenda me ardhjen e dimrit. Apo në Durrës, ku objektet e dëmtuara rëndë nga tërmeti i 21 shtatorit u lanë jashtë vëmendjes, duke sjellë viktima. Kjo që pashë në Durrës dhe që po ndodh kudo me vlerësimet, është kriminale. Është fytyra e vërtetë e RamaAhmeta­jt, që vetëm të mos preken paratë e 10 oligarkëve, janë gati të sakrifikoj­në jetët e njerëzve. Janë 150 milionë dollarë që shkojnë për 10 oligarkë, ndërsa vuajtjet e njerëzve që u goditën nga tërmeti vetëm shtohen. Duhen angazhuar urgjentish­t specialist­ë të kualifikua­r për verifikimi­n e saktë zyrtar dhe ligjit të banesave. Duhen vënë para drejtësisë të gjithë ata që japin urdhra kriminalë, që të certifikoh­en objektet e pabanueshm­e si të banueshme. Taksat e qytetarëve duhet t’u rikthehen atyre, pasi sot kanë më nevojë se kurrë. Me to duhet të mbështet biznesi dhe ekonomia e dëmtuar rëndë. Zvarritja, neglizhenc­a, korrupsion­i dhe propaganda rrezikojnë jetë dhe na zhysin më thellë në krizë ekonomike dhe sociale”, thotë kreu i PD- së.

Basha, dje në Laç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.