Panorama (Albania)

Burri del nga spitali dhe flet për gazin e mangallit, vëllai i nuses së vdekur: I kanë helmuar nga zilia

HISTORIA E ÇIFTIT TE HELMUAR PAK DITE PAS DASMES. ÇFARE THOTE VELLAI I VAJZES

- LIBRAZHD

“Ajo dukej mirë. Na tha që të mos e kishim merak dhe që të mos qanim për atë”, këto fjalë i ka thënë Rezarta të vëllait të saj, Reshit Xibraku, një ditë para se ta gjenin të helmuar dhe të humbiste jetën.

Në një intervistë për gazetën “Shqip”, Reshit Xibraku tregon se motra e tij dhe Olsi Hajdari, çifti që u gjetën të dy të helmuar në një fshat të Librazhdit, ishin të lumtur dhe se e kanë gjetur njëritjetr­in vetë. Në intervistë Reshiti hedh poshtë mundësinë që ata të jenë vetëhelmua­r, pasi për të nuk kanë pasur asnjë arsye. Ndërkohë, tregon se familjarët e Olsit në telefon i kishin thënë se ata ishin helmuar nga mangalli. Por as ky variant i historisë nuk është i besueshëm për të dhe në intervistë thotë se nuk mund të humbasësh jetën aq lehtë nga mangalli. Reshit Xibraku thotë se ka dyshime se çifti mund të jetë helmuar nga njerëz të afërm të Olsit, për shkak të zilisë që ata mund të kishin për lumturinë e tyre. Reshiti pohon se është duke pritur ekspertizë­n mjeko- ligjore, tek e cila ka besim që do të mësojë të vërtetën. Ngjarja e rëndë ndodhi në 13 dhjetor, teksa dy të rinjtë, pasi janë gjetur nga nëna e Olsit në gjendje të rëndë, janë dërguar në Spitalin e Librazhdit, ndërsa Policia njoftoi se është duke kryer hetime për zbardhjen e ngjarjes. Ndërkohë, gjatë mbrëmjes së djeshme, Olsi Hajdari, në gjendje më të mirë shëndetëso­re, doli nga spitali dhe mori vesh lajmin e vdekjes së Rezartës. Në dëshminë e tij ai ka thënë se e gjitha mund të ketë ndodhur nga çlirimi i gazit nga ngrohja që kishin në dhomën e gjumit, mangall me prush, duke rrëzuar kështu dyshimet për helmim apo vetëhelmim.

INTERVISTA Reshit, si e morët vesh lajmin për vdekjen e motrës?

Mëngjesin e së premtes na morën në telefon të afërmit e

Olsit dhe na thanë se Rezarta ishte shtruar në Spitalin e Librazhdit. Kur shkuam atje, morëm vesh se kishte vdekur. Nga se kishte vdekur? Të afërmit e dhëndrit na thanë se janë helmuar me mangall, por ne nuk e besojmë një gjë të tillë. Kemi dyshime që i kanë helmuar. Njeriu nuk mund të vdesë aq lehtë nga mangalli.

Ju dyshoni se bëhet fjalë për krim dhe jo për ngjarje aksidental­e?

Kemi dyshime se dikush nga të afërmit e Olsit mund t’i ketë helmuar nga zilia. Ata të dy e donin shumë njëritjetr­in. Janë martuar me dashuri dhe dukeshin shumë të lumtur. Ende nuk e kemi marrë veten nga ajo që ka ngjarë, por ne si familje do të bëjmë hetimet tona. Ndër të tjera, po presim që të vijë edhe ekspertiza mjeko- ligjore. Aty do të gjendet e vërteta.

Kur keni folur për herë të fundit me motrën?

Folëm në telefon mbrëmjen e së enjtes, pra një natë përpara ngjarjes dhe e pyetëm se si ndihej në familjen e re. Ajo dukej mirë. Na tha që të mos e kishim merak dhe që të mos qanim për të. Kishte vetëm pak ditë që ishte martuar dhe dukej e lumtur.

Dyshuat për ndonjë gjë atë natë?

Jo, nuk dyshuam, ndonëse nga zëri kishte diçka që nuk shkonte me të.

A mund të ketë qenë ky ndoshta një amanet për ju?

Ndoshta po.

 ??  ?? Çifti i helmuar, Olsian dhe Rezarta Hajdari
Çifti i helmuar, Olsian dhe Rezarta Hajdari
 ??  ?? Olsian Hajdari pas daljes nga spitali
Olsian Hajdari pas daljes nga spitali
 ??  ?? Reshit Xibraku, vëllai i Rezarta Hajdarit
Reshit Xibraku, vëllai i Rezarta Hajdarit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania