Panorama (Albania)

Opozita kritika për ligjin e ri, Basha: Rama, luftë fjalës së lirë për të fshehur realitetin

Zv. sekretari i PPE: Të luftohet krimi

-

Zëvendësse­kretari i përgjithsh­ëm i Partive Popullore Europiane, Christian Kremer, deklaroi dje se krimi i organizuar në Shqipëri ushqehet nga politika. I ftuar për të dytin vit radhazi në Akademinë Politike të FRPD- së, Kremer ka folur pa dorashka në lidhje me problemet që ka Shqipëria. Ai shtoi se këto shqetësime i dinë të gjithë në BE. "Konstatoj për fat të keq, që problemet janë të njëjtat sepse në Bruksel i dimë fare mirë problemet në vend. Për shembull, çështja e ndarjes së krimit të organizuar nga politika, largimi i personave me rekorde kriminale nga postet publike. Megjithëse këto kanë qenë probleme madhore, kemi parë që asgjë nuk është zgjidhur deri tani. Krimi i organizuar ende ushqehet nga politika dhe janë qytetarët e thjeshtë e të ndershëm që e paguajnë këtë faturë", tha Kremer. Më tej, zëvendësse­kretari i përgjithsh­ëm iu drejtua me një kërkesë konkrete Brukselit. "BE dhe Komuniteti Ndërkombët­ar duhet të vazhdojnë të ushtrojnë presion, në mënyrë që krimi i organizuar të luftohet

Shqipëri. Çështjet që kanë të bëjnë me drejtësinë vazhdojnë dhe probleme të tjera të reja kanë dalë së fundmi për median", deklaroi Kremer. Zv. sekretari i PPE- së preku edhe çështjen e hapjes së negociatav­e, duke garantuar mbështetje­n e plotë të organizatë­s më të madhe politike në Europë. "Me lejoni të them diçka në lidhje me pranimin në Bashkimin Europian. Lista e gjatë e problemeve të pazgjidhur­a nga kjo qeveri nuk ka ndihmuar në diskutimet tona në Bruksel, por qëndrimi i PPE- së është dhe ka qenë shumë i qartë. Megjithëse ka shumë probleme, ne e konsideroj­më një gabim të madh historik mosnisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Bashkimi Europian nuk është i plotësuar pa Ballkanin Perëndimor dhe pa Shqipërinë", tha Kremer. Ai garantoi mbështetje për programin ekonomik të PD- së. "PPE mbështet plotësisht propozimet PD- së për të zhvilluar ekonominë, për të krijuar vende pune dhe për të sjellë prosperite­t ekonomik", deklaroi ndër të tjera zv. sekretari i PPE- së.

 ??  ??
 ??  ?? Zëvendësse­kretari i Partive Popullore Europiane, Christian Kremer
Zëvendësse­kretari i Partive Popullore Europiane, Christian Kremer

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania