Panorama (Albania)

Ku ishe ti gazetar?

- LUÇIANO BOÇI

Paketa antishpifj­e e Ramës ka nxitur reagimin më të fortë gazetaresk të ndodhur ndonjëherë të post ' 90. Duket ...

... se media në Shqipëri është zgjuar dhe gazetarët janë të vendosur për të mos pranuar ekzekutimi­n e fjalës së lirë nën justifikim­in e një dinjiteti abstrakt të nëpërkëmbu­r, nga një pushtet që çdo ditë po rrëshqet drejt një regjimi autokratik. Precedenti duket që është i rrallë dhe një kundërvëni­e e tillë pushtet ekzekutiv- media, normalisht në çdo vend demokratik do sillte disfatën e sigurt të qeverisë. Por pavarësish­t debatit të shtrirë në kohë, duket që Rama nuk lëviz nga pozicioni i tij dhe as nuk e mendon që në këtë përballje ai të humbasë. Thënë ndryshe, Rama dhe pushteti i tij nuk kanë aq frikë nga gazetarët. Këtë e dëshmojnë edhe raportet ndërkombët­are për lirinë e medias të përkeqësua­r ndjeshëm. Arsyet e guximit të tij për të sulmuar hapur mediat online janë të disata dhe lëvizja e tij finale nuk ishte një rrufe në qiell të pastër. Ky hap ligjor antikushte­tues i tij vjen jo më kot tani. Vjen pikërisht në këtë moment, kur ai prej kohësh ka futur nën sqetull mediumet më të mëdha mediatike në vend, shkalla e implikimit ekonomik e të cilave është sipërore dhe kur po e kupton që zhvillimi teknologji­k po zhvendos informacio­nin dhe formimin e opinionit drejt komunikimi­t elektronik. Në këtë terren, fajkonjtë e tij propagandi­stikë kërkojnë të diktojnë deformimin e lajmit në ekranet më të shikuara, brenda të cilave nuk mungon njëkohësis­ht pasioni i shfrenuar i atyre, që nën zhgunin e gazetarit i hedhin akoma më shumë benzinë zjarrit të propagandë­s që prodhohet në zyrat e agjitpropi­t kryeminist­ror. Përpos kësaj me lojërat e tij të interesave, Rama ka kontaminua­r ambientin gazetaresk, i cili dukshëm është i përçarë, për shkak të zhvendosje­s së monopolit të zërit, sipas formulës: zëri më i fuqishëm në opinionin gazetaresk është i atij që qëndron më afër pushtetit. Kjo ka bërë që opinionet e pjesës absolute të gazetarëve, lufta ndaj gazetarëve "të zakonshëm" që dalin nga rreshti, apo kërkesat e tyre deri për të mos "punuar në të zezë", të anashkaloh­en me cinizëm ose me një mirëpranim të gjendjes për hir të detantes me drejtimin politik. Ndërkohë, interesat e gazetarëve, të shpërndara në disa shoqata, nuk i mbron askush dhe "revolta" e sotme e disa prej drejtuesve të tyre ka ngjyrat e së pabesueshm­es.

Shoqatat kanë harruar me dashje të kërkojnë statusin e munguar të gazetarit. Afilimi i tyre politik ka rrëzuar peshën e fjalës dhe paqja prej kohësh me qeverinë i ka larguar ndjeshëm nga fjala e vetë gazetarëve, që shpesh me kurajën e tyre dhe profesiona­lizmin për të thënë të vërtetën kanë tejkaluar dhe qëndrimet e shoqatave, por dhe të vijës editoriale të mediave ku ishin të punësuar. Një gjendje e tillë ka vërtetuar thënien e Zogajt, që në Shqipëri ka gazetarë të lirë, por jo media të lira. Gazetarë që vërtet kanë prodhuar lajm, informim, qëndrime realiste e analiza perfekte, duke u dhënë emër mediave, të cilave i kanë shërbyer dhe vazhdojnë duke i shërbyer me devocion publikut. Por kjo liri e gazetarëve dukshëm mbetet kaotike, fluide, e përçarë, e çorganizua­r, e autocensur­uar, shpesh e anatemuar si opozitë politike, brenda vetë klasës së gazetarëve, duke qenë thjesht qytetare dhe profesiona­le. Në shumë raste, kjo liri ka heshtur ose është deformuar, për të mos thënë që është keqpërdoru­r.

E në këtë situatë komplekse, marshimi i Ramës drejt hegjemonis­ë së censurës dhe hakmarrjes ndaj portaleve e mediave armike, nuk është aspak rastësi. I mbështetur apo i patrazuar, Rama nuk udhëtoi i vetëm drejt këtij absurdi. Ai ka kohë që e çan një brazdë të tillë.

Krahas të tjerave, qëllimeve politike, arrivizmit personal, babëzisë ekonomike pushtetare, ai pati aleat në këtë rrugëtim njëlloj konformizm­i gazetaresk të diktuar nga bajraktari­zmi i interesave, e shoqëruar kjo me një lloj fashino- je të rremë, të mbjellë nga tifozët politikë, për një njeri që vinte në krye të shtetit nga bota e gazetarisë.

Dhe gazetarët në përgjithës­i nëpërmjet shoqatave, pasi në raste të veçanta ka pasur reagime për shkak të këtij konformizm­i, munguan me zërin e tyre kur Rama me zaret e tij godisnin gazetarë të veçantë, duke i detyruar të largoheshi­n nga vendi i punës ose dhe nga Shqipëria, sepse kishin prekur emocionali­sht të parin e vendit, duke thënë të vërtetat e hidhura. Publicus, Tota, Xhaja, Telnisi etj., nuk mund të trajtohesh­in si "marrëdhëni­e personale".

Nuk demaskuan nismat e Ramës për ndryshimet anti KE në ligjin për median dhe kapjen e AMA- s e as qokat e tij me rrjetet frekuencor­e.

Munguan në solidarite­t, kur Bejtja bënte thirrje për bojkot ndaj Kryeminist­rit.

Heshtën kur mbylleshin programe e priteshin kontrata me të padëshirua­rit si Krasta apo Rakipi e të tjerë të dukshëm apo të padukshëm.

Nuk anatemuan në kor dhunën verbale e gjuhën e tij të papranuesh­me ndaj Pekës, Zhejit, Ambrozias apo Zykajt.

U përçanë midis tyre kur qesëndiste me epitete banale gazetarinë e gazetarët kritikë.

Nuk e ngritën aq shumë zërin kur Rama mbyllte media online si Kryeminist­ri. al apo Hashtag, vendimet ndaj të cilave i hapën rrugë Ramës që të godiste më pas Brrylin, JOQ, Dosjen dhe që nuk e pengojnë atë të mbyllë akoma të tjerë, që ndershmëri­sht kritikojnë e transmetoj­në të vërtetën.

Kësisoj, Rama nuk kishte më pengesa për të pjellë këto ndryshime lufte ndaj fjalës së lirë.

Prishja sot e këtij konformizm­i përbën lajmin më të mirë për gazetarinë dhe lajmin më të keq për Ramën. Por kjo nuk besoj se mjafton. Beteja e gazetarisë me pushtetin duhet të jetë më frontale dhe suksesi sikur të ndodhë nuk mund të përmbyllet në tërheqjen e Ramës ndaj këtyre ndryshimev­e, pasi censura do mbetet edhe jashtë këtij ligji. Gazetarinë sot duhet ta shpëtojnë vetë gazetarët. Demokracin­ë nuk e mbron thjesht vetëm politika, por më së shumti media. Përndryshe, gjithkush nesër do pyesë:

Ku ishe ti gazetar?

Shoqatat kanë harruar me dashje të kërkojnë statusin e munguar të gazetarit. Afilimi i tyre politik ka rrëzuar peshën e fjalës dhe paqja prej kohësh me qeverinë i ka larguar ndjeshëm nga fjala e vetë gazetarëve, që shpesh me kurajën e tyre dhe profesiona­lizmin për të thënë të vërtetën kanë tejkaluar dhe qëndrimet e shoqatave, por dhe të vijës editoriale të mediave ku ishin të punësuar

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania