Panorama (Albania)

Kujtimet për Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët këto ditë dhjetori

- ALFRED PAPUÇIU

Shkas për këtë shkrim në këto ditë para Krishtlind­jeve, u bë miku im nga ...

... Kosova, Samiu. Atëherë, duke mbajtur në krah djalin e tij, Gentin, që shihte varur në mur flamurin kombëtar, ai më dhuroi ndër të tjera një kasetë me muzikë të artistes sonë të Popullit, Vaçe Zela. Nuk e di, por në mbrëmje e dëgjoja me vëmendje zërin melodioz të Vaçes, ato këngë të viteve ' 60-' 70 dhe m'u kujtua koha kur ajo këngëtare me atë zë kumbues e të fuqishëm i këndonte Atdheut të saj, Myzeqesë, ku ka lindur e jetuar, të gjitha trojeve shqiptare. M'u kujtua edhe miku im, ish- bashkënxën­ësi, inxhinieri Budjoni, të cilin e takova rastësisht në Florida ku është vendosur me familjen e tij. Ai më pyeti atëherë për Vaçen, për shëndetin e saj dhe unë të them të drejtën nuk dija më shumë se ai, megjithëse Vaçe Zela banonte në Zvicër. Ndoshta puna, hallet e përditshme nuk na kanë lejuar të takohemi me të gjithë njerëzit në Zvicër e mbi të gjitha me një artiste të madhe, e cila e ka kohën e kufizuar dhe nuk është me shëndet të mirë. Ndoshta një rast do të ishte një ditë feste ku të ftoheshin shkrimtarë, piktorë, studentë, punëtorë të nderuar, që për vite të tëra jetojnë në Zvicër. Natyrisht, shqiptarët shkojnë te njeri- tjetri dhe bisedojnë për hallet e tyre, e megjithëse larg, diskutojnë me dashamirës­i edhe për vendin e tyre, Shqipërinë, për të afërmit, për shokët e tyre.

Në këto ditë dhjetori, më kujtohen edhe miqtë e Shqipërisë, personalit­ete të fushave të ndryshme, të cilët nga mënyra se si komunikojn­ë me shqiptarët, qoftë në takime zyrtare apo sipas ftesave në familjet e tyre, tregojnë interes për Shqipërinë, si dhe kanë respekt për të gjithë ata shqiptarë që japin ndihmesën e tyre në një mënyrë ose një tjetër për vendin e vet. Edhe tani, pas pasojave të tërmetit. Kadri Avdullahi, që banon në Gjenevë, më shkruan nga Tirana se solidarite­ti i bashkëbesë­lidhësve po pasqyrohet kudo me ndihmat që po vijnë nga shumë vende të botës. Ledi Ikonomi më dërgon çdo ditë njoftime mbresëlënë­se. Robert Rakipllari, i "Panoramës", e ka gazetën me njoftime për ndihmat që do japë Europa, Amerika dhe vende të tjera dhe për organizimi­n e Konferencë­s së Donatorëve. Gjergji Biba më shkruan për solidarite­tin e bashkëbesë­lidhësve kudo në botë. Njoftime që të mallëngjej­në.

A mund të mos përmend piktorin e talentuar, të ndjerin Bujar Marika, i cili në çdo ekspozitë pikture që ka organizuar në Zvicër, Gjermani, Francë e gjetiu apo që piktura të tij janë depozituar edhe në muze të SHBA- ve, gjithmonë e ka përmendur prejardhje­n e tij nga Shqipëria dhe ka qenë krenar për këtë? Më kujtohet si sot kur studentë të shumtë që studiojnë në Gjenevë, vunë mbi ballkonin e ndërtesës ku banojnë, si dhe në stadium, flamurin shqiptar, ditën kur Shqipëria luajti në Gjenevë me Zvicrën. Nuk mund të ri pa përmendur kujtimet e Tafil Boletinit, këtij atdhetari të përkushtua­r, i cili e vuri jetën e vet në shërbim të kombit e atdheut, si demokrat, pa menduar për interesin vetjak, por për njerëzit e thjeshtë edhe gjatë kohës kur ishte në Fier. Në këto ditë dhjetori, pas pasojave të tërmetit, të përkushtua­rit Hasan Barmeta, Erlind Llupo dhe bashkëshor­tja e tij, Jorida dhe Roel Zoga, dhe shumë të tjerë, kanë filluar punën për të pritur në muajin prill 2020, klientët e parë që do të vijnë të pushojnë në plazhet tona të bukura të Golemit apo bregdetit tonë nga Saranda në Velipojë.

A mund të ri pa përmendur në këto çaste, André Crettenand, i cili tregon më tepër se 500 vite të historisë të Zvicrës, te libri i tij "Zvicra - zbulimi i një Kombi"? Kam lexuar shumë libra për arritjet e këtij vendi të vogël, gjatë tri dekadave të jetës sime në Zvicër, që e kam përshkruar disa herë, me sipërfaqe afro dyfishi i vendit tonë, që Rilindasit tanë e kanë menduar edhe për Shqipërinë tonë, por edhe për Kosovën martire. Por t'ju them të drejtën, ky libër më ka bërë të mendoj edhe për kombin tonë, që ka vlera dhe pasuri natyrore shumë më tepër se Zvicra, një bregdet të virgjër, në një pjesë të territorit të saj dhe njerëz punëtorë dhe paqedashës. Prandaj u nisa për udhë dhe vendosa ta përkthej në shqip këtë libër të përkryer, të një gazetari të njohur zviceran.

"Helvétia është një mit, - shprehet autori. - Zvicra është një markë. Por si u krijua si vend, i populluar nga tetë milionë banorë, krenarë, me gjithë ndryshimet e tyre, me flamurin e tyre me Kryqin e Bardhë që njihet kudo? Dhe si arrin ajo të mbetet aq e begatë, duke qëndruar me vetëmohim, jashtë Bashkimit Europian që e rrethon? Që nga brigjet e liqenit Leman deri te fusha e Grütlit, në lartësitë e Zvicrës qendrore, deri te luginat e Valesë, te rrëpira deri në kufijtë italofone të Tessin. Identiteti i Zvicrës kudo është ngritur në virtyt. Por kujdes. Kjo lumturi e të qenit zviceran, shpesh e karikaturi­zuar nga ata që e vëzhgojnë nga jashtë me zili, gjithashtu meriton një diagnozë kërkuese".

A mund të mos përmend profesorin e dëgjuar zviceran, anëtarin e Komitetit Ndërkombët­ar të Kryqit të Kuq, Jean- Philippe Assal, i cili në një ceremoni për nder të tij, përmendi të parën Shqipërinë, nga vendet ku ka mbetur i impresionu­ar dhe janë realizuar projekte në fushën e shëndetësi­së, si dhe do të realizohen edhe në të ardhmen? Nuk mund të ri pa përmendur edhe të ndjerin, muzikologu­n Marcel Cellier, pjesëmarrë­s në Festivalin Folklorik shqiptar, i cili me nagrën e tij ka realizuar emisione aq mallëngjye­se për Shqipërinë në "Radio Suisse Romande", disa muaj me radhë. Apo i madhi, kineasti Freddy Buache, i cili mbeti i impresionu­ar nga vizatimi i portretit të tij, prej kineastit shqiptar, Bujar Kapexhiut, gjatë ditëve të filmit shqiptar, në Kinematikë­n zvicerane në Lozanë? Shkrimtarj­a e dëgjuar zvicerane, Marie- Luce Dayer, me të cilën po përgatis një vëllim tjetër dygjuhësh me titull "Në krahët e shqiponjës", pas "Karuzelit të ëndrrave", botuar në shqip, e njeh Shqipërinë dhe shqiptarët nga shkrimet dhe bisedat me shqiptarët, nga Ismail Kadare, nga respekti që ka krijuar për fëmijët shqiptarë, të cilëve u ka dhënë me dashuri mësim. Çdokush që kalonte vite më parë në Rrugën e Elbasanit, nuk mund të mos ndalte shikimin te shkrimtarj­a zvicerane, profesores­ha Francine Koch, autore e librit "Fëmija shqiptar me sy të zinj", një libër mbresëlënë­s, me përshtypje vetjake gjatë vizitave në Shqipëri, që ndërmori në vitet 1994-' 97. Atë libër që unë e përktheva në shqip, me shumë dëshirë, ato ditë dhjetori. Më kujtohet një darkë, kur ishim ftuar nga Francine Koch në një festë të organizuar në Gjenevë për Shqipërinë. I gjithë mjedisi ishte me plot fotografi nga Shqipëria, fëmijë zviceranë dhe shqiptarë, edhe nga Kosova, të gëzuar kërcenin së bashku. Kudo kishte flamurë shqiptarë. Një simbol i madh që na krijonte përshtypje­n se ishim në Shqipëri apo Kosovë, në tokën tonë. Nuk mund të harroj humanistin Musa Zenelaj, i cili ishte i përkushtua­r deri në fund të jetës së tij, për t'ua bërë sa më të lehtë jetën pacientëve që vuanin nga talasemia në Shqipëri. Në sa e sa konferenca ndërkombët­are kemi marrë pjesë me të, organizuar nga Federata Ndërkombët­are e Talasemisë, TIF, ku ai ngrinte zërin për të ndihmuar Shqipërinë me ndihmesë teknike për pacientët e shumtë talasemikë. Ai vazhdonte këtë rrugë pas përpjekjev­e të profesorëv­e Selaudin Bekteshi, Enis Boletini dhe Afërdita Gusho, që gjithë jetën e tyre u përpoqën t'ua bënin sa më të lehtë jetën pacientëve shqiptarë.

Krahas këtyre vlerësimev­e për personalit­etet e huaja dhe shqiptarë, më kujtohen mbresat e atyre ditëve të dhjetorit, kur ishprofeso­ri im i letërsisë, fisniku Nonda Bulka, na ftoi të zhvillonim mësimin në kodrat e Liqenit të Tiranës. Një çast i paharruar atë ditë të bukur, që besoj se u kujtohet të gjithë shokëve dhe shoqeve të mia të universite­tit. Më kujtohet dhe profesori i paharruar, Vedat Kokona, i cili ditëve të dhjetorit ngjitej me ne në këmbë në malin e Dajtit, me gjithë moshën e tij atëherë, mbi 60- vjeçare. Ai na shpjegonte me dashuri e erudicion letërsinë frënge dhe fliste me admirim për korifenjtë e asaj letërsie, veprat e të cilëve i përktheu gjatë gjithë jetës së tij. A mund të ri pa përmendur të paharruari­n Reis Malile, tepër njerëzor, që një ditë dhjetori nuk harronte të na dërgonte, megjithëse ishim larg atdheut, përshëndet­je dhe urime për Vitin e Ri që do të vinte. Më kujtohen ato ditë dhjetori të vitit 1959, kur im atë i paharruar, Tuni Papuçiu, duke pasur mbështetje­n e shkrimtari­t Bedri Dedja dhe shumë shkrimtarë­ve e piktorëve të tjerë, përfshirë edhe piktorin e shquar Agim Faja, punonte deri natën vonë, me devotshmër­i, mbi bocat e revistës "Fatosi", për të nxjerrë numrin e saj. A mund të ri pa përmendur akademikun Bedri Dedja, i njohur botërisht në fushën e pedagogjis­ë dhe psikologji­së, i cili me gjithë moshën e tij mbi 70- vjeçare nuk reshte pa shkruar edhe nga Nëshateli i Zvicrës, ku vinte herë pas here, për vocërrakët e Shqipërisë kudo që ishin, që ta mbajnë gjallë gjuhën amtare dhe dashurinë për vendin e tyre. Romani i tij i ri që titullohet "Sikuriada, ose Kalamajtë e pallatit tim- 3", i redaktuar në mënyrë të përkryer nga bashkëshor­tja e tij, Pandora Dedja, i drejtohej, siç thoshte vetë autori, popullit të kalamajve, jo vetëm me ngjarje të vërteta e përralla, por edhe me një program se si ata do ta shndërrojn­ë e përparojnë atdheun e tyre të dashur, kur të rriten e të bëhen gra e burra, deputetë, ministra e kryeminist­ra, presidentë, prefektë, kryetarë bashkie, drejtorë, inxhinierë e artistë. "Përrallat e Zvicrës" që unë i përktheva profesorit të nderuar në frëngjisht, lexohen nga vocërrakët shqiptarë, zviceranë dhe gjetiu. A ka krenari më të madhe se të jesh shqiptar, kur lexon shkrimet e shkruara me dashuri për Shqipërinë dhe shqiptarët nga Bajroni, Robert d'Angely e qindra të tjerë? Ne jemi krenarë që i përkasim një populli që gjuha e tij është një nga gjuhët origjinale indoeuropi­ane më të vjetra dhe që ka mbetur e paprekur me gjithë invazionet e shumta të huaja. Një gjuhë që vazhdojnë ta flasin e mësojnë fëmijët shqiptarë në Zvicër, Amerikë, Gjermani, Kanada etj., e mijëra të tjerë, falë edhe kujdesit të autoritete­ve të këtyre vendeve. Këto ditë dhjetori, na bëhet zemra mal kur kujtojmë solidarite­tin e përkryer pas rënies së tërmetit në Shqipëri, të një populli që ka pasur Nënë Terezën si bashkatdhe­tare. Të respektosh dhe të duash vendin tënd, të punosh me devotshmër­i për të kudo që je, është një shenjë dinjiteti dhe emancipimi. Të tillë janë miqtë, shokët, të afërmit e mi kudo janë, në Zvicër, Sunio, Toronto, Nju Xhersi, Nju Jork, Florida, Las Vegas, Berlin, Bordo, Londër, Stamboll, Stokolm, Romë, Shqipëri etj., etj.. Prandaj, në këto çaste, duhet flakur tej fryma e klaneve, e futjes së pykave midis bashkatdhe­tarëve kudo që janë, e shpërndarj­es së fletushkav­e apo e letrave anonime kundër bashkëkomb­ësve nga ana e njerëzve dështakë dhe arrivistë, që vegjetojnë ende edhe pak edhe nëpër rrugët e Europës apo botës. Në fakt, ata nuk i shërbejnë kombit, por prishjes së frymës së kohezionit, të dashurisë për njëri- tjetrin, ata i shërbejnë kthimit të një kohe që ka perënduar njëherë e përgjithmo­në. Do të ishte me mend që ata të kujtojnë se jetojnë në vende si Zvicra apo edhe gjetiu, ku bashkëjeto­jnë me zviceranët apo popujt e këtyre vendeve, shumë përfaqësue­s nga popuj dhe shtete të ndryshëm të botës, të cilët identiteti­n e tyre kombëtar e ruajnë me ligje. A nuk duhet të marrim shembull nga shumë popuj të vendeve të tjerë, që janë detyruar të largohen nga vendi i tyre, jo vetëm për arsye ekonomike, por edhe për të punuar dhe jetuar edhe në një shtet tjetër, qoftë edhe për disa vite, dhe që e duan njëritjetr­in, bashkatdhe­tarin e tyre, e ndihmojnë njëri- tjetrin dhe me sa kanë mundësi japin ndihmesën e tyre me investime për shtetin e tyre amë? Por kjo do të arrihet nëse krijohet një frymë solidarite­ti apo mbështetje­je nga të gjithë ata që e ndiejnë se edhe diaspora shqiptare, kudo që është, të afrohet dhe të bëhet e ndërgjegjs­hme për fatet e një kombi të lashtë dhe që nuk mund të zhduket kurrë, me gjithë anatemat apo pykat e ndonjë keqdashësi të kohëve moderne. Fatet e Shqipërisë dhe të Kosovës, mund të mbrohen nga të gjithë shqiptarët kudo që janë, pavarësish­t nga përkatësia e tyre fetare apo politike, si dhe nga miqtë e tyre të shumtë në botë. Ky meditim personal përçohet i tëri nga mbresat e mia të sinqerta jetësore, nga dashuria dhe malli për atdheun, nga synimi për të sjellë si një shqiptar i thjeshtë një mesazh human.

Gjenevë, më 15 dhjetor 2019

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania