Panorama (Albania)

Pas ankesës, Strasburgu dyshime për anëtarët e KPA- së

Gjykata: A u emëruan anëtarët e Kolegjit të Apelimit në përputhje me kërkesat ligjore, përfshirë kërkesat e pranueshmë­risë?

- BLEONA METUSHI

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut i ka drejtuar një sërë pyetjesh shtetit shqiptar, në lidhje me ankimin e bërë nga ish- prokurorja Antoneta Sevdari, për vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ( KPA).

Ish- prokurorja e Tiranës u shkarkua nga KPA, në kuadër të procesit të rivlerësim­it kalimtar të prokurorëv­e dhe gjyqtarëve në vend, ndërsa vendimi është një ndër më të diskutuari­t. Kundër këtij vendimi ka qenë edhe përfaqësue­si i Operacioni­t Ndërkombët­ar të Monitorimi­t, që më një relacion të gjatë muaj më parë, thoshte se ligji nuk ishte respektuar drejtë nga KPAa- ja dhe se kishte pasur tendenca për rëndimin e situatës së subjektit. Në ankim, Sevdari ka pretenduar edhe për paligjshmë­ri në zgjedhjen e anëtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe gjykata pyet nëse është marrë në shqyrtim kërkesa e subjektit për papërshtat­shmërinë e dy prej anëtarëve të trupës e nëse po, cili ka qenë përfundimi. "A është shqyrtuar kërkesa e subjektit, bërë më 23 maj 2019, lidhur me fillimin e procedurës disiplinor­e ndaj dy anëtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe largimin e tyre nga detyra, për shkak të papranuesh­mërisë nga institucio­net përkatëse? Nëse po, cili ka qenë rezultati i procedurav­e të tilla?", kërkon të dijë Gjykata e Strasburgu­t.

ZGJEDHJA E KPA

Më tej, GJEDNJ pyet për mënyrën e përzgjedhj­es së anëtarëve në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, nëse janë respektuar parashikim­et ligjore ose jo. "A ishte trupa e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ajo që merrej me rastin e ankuesit ' një gjykatë e pavarur dhe e paanshme', e themeluar me ligj në kuptimin e nenit 6 pika 1 e Konventës? Në veçanti, a u emëruan anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit në përputhje me kërkesat ligjore, përfshirë kërkesat e pranueshmë­risë për emërimin e anëtarëve të institucio­neve të vetingut?", është kjo një nga pyetjet e Gjykatës së Strasburgu­t. Kjo gjykatë pyet gjithashtu, nëse ka ndonjë mjet ligjor me të cilën ish- prokurorja të "sfidonte" përbërjen e Kolegjit. Më tej, pyetjet e drejtuara shtetit shqiptar kanë të bëjnë me rezultatet e hetimit për pasurinë dhe faktin nëse është ruajtur privatësia e jetës personale.

PRETENDIMI PËR TRUPËN

Ish- anëtarja e Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, Antoneta Sevdari, me anë të një kërkese më 23 maj, iu drejtua Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për shkarkimin e dy anëtarëve të këtij institucio­ni. Duke argumentua­r se ata nuk plotësojnë kushtet e parashikua­ra në ligj për të qenë pjesë e KPA- së, Sevdari kërkoi në atë kohë fillimin e procedimit disiplinor dhe mbarimin e mandatit për Luan Dacin e Ardian Hajdarin, të dy pjesë e trupit gjykues që firmosën për shkarkimin e saj nga detyra.

ARDIAN HAJDARI

Në lidhje me anëtarin Ardian Hajdari, Sevdari shkruan se nuk plotëson kushtin "të ketë përvojë pune jo më pak se 15 vjet si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor i së drejtës, nëpunës i shërbimit civil në nivel drejtues ose në një përvojë të njohur në fushën e së drejtës administra­tive ose sfera të tjera të së drejtës". Sipas verifikime­ve të ish- prokurores, rezulton se Ardian Hajdari e ka mesataren në studime 6,44. Në këto kushte, ai "nuk përmbush kushtin e parashikua­r në germën ( d) të pikës së dytë të nenit 6, të ligjit 84/ 206, pra, notën mesatare jo më pak se 8, nëse ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universita­re për Drejtësi me diplomë ' Master i shkencave' në Shqipëri, ose studimet universita­re për Drejtësi jashtë shtetit, dhe ka marrë një diplomë të njësuar sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikua­r me ligj".

LUAN DACI

Ndërsa për anëtarin tjetër të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Dacin, Serdari pretendon se në kushtet kur është larguar nga detyra me shkarkim për shkelje të ligjit dhe kur është pyetur, ai është shprehur se ka dhënë dorëheqjen, Daci nuk plotëson kushtet ligjore. "Nga procesverb­ali i mbledhjes së KLD- së, i datës 18.11.2016, rezulton se z. Luan Daci ka aplikuar për vendet vakante të shpallura nga ky institucio­n në pozicionin e "Gjyqtarit të Shkallës së Parë". Komisioni i

Shqyrtimit të kandidatur­ave për vendet vakant të Gjyqtarit të Shkallës së Parë, ka skualifiku­ar z. Luan Daci nga gara, për shkak se nuk plotëson kushtet ligjore. Sipas këtij procesverb­ali, ky kandidat, me vendimin nr. 06, datë 24.12.1997, është shkarkuar nga detyra. Luan Daci nuk plotëson kushtin "të ketë përvojë pune jo më pak se 15 vjet si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor i së drejtës, nëpunës i shërbimit civil në nivel drejtues ose në një përvojë të njohur në fushën e së drejtës administra­tive ose sfera të tjera të së drejtës".

 ??  ??
 ??  ?? Ish- prokurorja, Antoneta Sevdari
Ish- prokurorja, Antoneta Sevdari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania