Panorama (Albania)

PD: 400 familje në Shijak, pa shtëpi dhe pa informacio­n se ç’do të bëhet

-

Tërmeti i 26 nëntorit ka lënë pa strehë rreth 400 familje që jetonin në 20 pallate, të cilat janë shpallur të pabanueshm­e. Por, sipas ish- deputetes së PD- së, Dhurata Çupi, pas fatkeqësis­ë natyrore, ata po përballen me një tjetër tërmet, që është mungesa e informacio­nit se çfarë do të bëhet me ta. Çupi akuzon qeverinë se shpërndan ndihmat sipas preferenca­ve politike. "Në Shijak, tërmeti nuk është ndierë vetëm si fatkeqësi natyrore, pasi këtu vazhdon edhe tërmeti qeverisës. 20 pallate te dëmtuara dhe që do të shemben me nga 20 familje për pallat. 400 shtëpi për t'u shembur. Asnjë informacio­n se çfarë do të bëhet me këto familje. Ndarjet e ndihmave preferenci­ale, sipas përkatësis­ë politike. Kjo është situata në Shijak dhe në çdo qytet që i preku tërmeti. Besimin zero te qeveria, dhe pa shprese për zgjidhje", shkroi dje ish- deputetja në një status në "Facebook", teksa ishte në Shijak. Ndërkohë, nënkryetar­i i LSI- së, Petrit Vasili i ka kërkuar Prokuroris­ë që të hetojë qeverinë për mosveprim dhe për neglizhenc­ë të një rekomandim­i të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në korrik të këtij viti për kontrollim­in e cilësisë së veprave ndërtimore. "Pse nuk heton Prokuroria për refuzimin arrogant nga qeveria të rekomandim­eve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, që dha alarmin për cilësinë e ndërtimit? Tërmetet e 26 nëntorit dhe 21 shtatorit treguan qartë se gjatë verifikimi­t të pasojave të rënda që ato lanë pas, kishte paaftësi të theksuar teknike", shkroi Vasili. Ndërkohë, akuzoi kreun e qeverisë se është i paaftë për të menaxhuar situatën.

 ??  ?? Petrit Vasili
Petrit Vasili
 ??  ?? Ish- deputetët e PD në Shijak
Ish- deputetët e PD në Shijak

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania