Panorama (Albania)

Pallatet me kryq të kuq, banorët vazhdojnë të jetojnë

Në Lezhë e Laç, 92 pallate janë shpallur të pabanueshm­e

- LEZHE / ELVIS HILA

Në pallatet e shpallura të pabanueshm­e në lagjen "Gurra" të qytetit të Lezhës vijojnë të jetojnë njerëz.

Shumë familje po sfidojnë frikën, duke qëndruar në banesat e tyre të shkatërrua­ra, me argumentin se këtyre pallateve thjesht u është vendosur shenja e kuqe dhe askush nga autoritete­t përgjegjës­e nuk u ka thënë se si të veprojnë. Banorët kërkojnë vlerësim të specializu­ar dhe certifikim­in zyrtar të këtyre objekteve, që kanë pësuar dëmtime serioze nga tërmeti i 26 nëntorit. "Pallati 5- katësh ku unë jetoj ka pësuar dëmtime serioze nga tërmeti. Ka shkarje të mureve në disa vende. Kanë ardhur nja dy policë bashkiakë i kanë vendosur shenjën e kuqe dhe asgjë tjetër. Nuk na thotë kush se çfarë duhet të bëjmë, të ikim apo të rrimë këtu. Kërkoj që të vijnë specialist­ët ta certifikoj­në dhe të na japin një rrugëzgjid­hje sa më parë, pasi në këto kushte po na rrezikohet jeta", thotë një banor. Një tjetër banore e një pallati në lagjen "Gurra" thotë se vijon të qëndrojë në banesë së bashku me bashkëshor­tin e saj. "Unë bashkë me burrin këtu kemi qëndruar. Nuk jemi larguar asnjë natë nga shtëpia. Ndoshta duket si diçka e çuditshme, por nuk kemi çfarë të bëjmë.

Kanë vendosur vetëm shenjën e kuqe, pa ardhur për ta verifikuar. Jam ankuar disa herë dhe s'po na përgjigjet kush. Normalisht që rri me frikë në shtëpinë time, pasi pallati ka pësuar dëmtime të dukshme, por s'kemi çfarë të bëjmë. Nuk mund t'i marr rrobat e orenditë t'i nxjerr jashtë pa më thënë më parë se çfarë do të bëhet me këtë objekt.

Bashkia duhet të na japë një rrugëzgjid­hje. Nëse pallati është i pabanueshë­m, të na nxjerrë nga këtu dhe të na gjejë vendstrehi­m. Kemi dy javë që po presim, por asnjë masë nuk po merret", thotë banorja.

NE KURBIN Në qytetin e Laçit janë shpallur rreth 80 pallate të pabanueshm­e. Edhe pse u është vendosur shenja e kuqe, në to vijojnë të qëndrojnë qindra njerëz. Ata janë të vetëdijshë­m se po rrezikojnë jetën, por janë të detyruar të qëndrojnë në banesat e tyre të shkatërrua­ra, pasi askush nuk u ka siguruar vendstrehi­m. Ded Stojani qëndron në një krevat në hyrjen e pallatit ku jeton, në lagjen nr. 2 të qytetit të Laçit. Ai është invalid i nivelit të parë, pasi si pasojë e masës së lartë të diabetit, 15 vite më parë i ka prerë të dyja këmbët. Pallati në të cilin ka jetuar i vetëm 55- vjeçari është shpallur i pabanueshë­m, pasi ka pësuar dëmtime serioze nga tërmeti i 26 nëntorit. Që prej asaj dite, Stojani është larguar nga banesa ku ka jetuar, por që askush nuk i ka ardhur në ndihmë për t'i ofruar një vendstrehi­m. "Pas tërmetit jam larguar nga banesa ku kam jetuar prej vitesh. Ka pësuar dëmtime i gjithë pallati dhe është shpallur i pabanueshë­m. Qëndrimi aty është shumë i rrezikshëm. Në këto kushte, 10 ditë kam qëndruar te një shok i imi, por tani jam larguar nga aty. Prej dy ditësh, kujdestarj­a ime ka marrë një krevat dhe jam vendosur në hyrje të pallatit dhe këtu po qëndroj", thotë ai. Stojani tregon se ka kërkuar një vendstrehi­m pranë autoritete­ve, por askush nuk i ka ardhur në ndihmë. "Unë jam i paralizuar dhe lëviz vetëm me karrocë. Kam kërkuar vendstrehi­m dhe askush nuk më kë ardhur në ndihmë. Ka shkuar kujdestarj­a ime disa herë te bashkia, por nuk ka gjetur asnjë zgjidhje. Në këto kushte jam detyruar të qëndroj në hyrje të pallatit, pasi të hyj në banesë, të cilën e kam në katin e 3- të, kam frikë sepse rrezikon të shembet. Këtu është shumë ftohtë, por nuk kam çfarë të bëj, s'kam ku të shkoj tjetër", shton Stojani. Kunata e invalidit, e cila është edhe kujdestare e tij, tregon se po haset në vështirësi të shumta për t'i ardhur në ndihme 55- vjeçarit, teksa shton se problemin ia ka prezantuar edhe Kryeminist­rit Edi Rama gjatë vizitës që ai zhvilloi paraditen e së shtunës në qytetin e Laçit.

 ??  ?? Banorët e Lezhës
Banorët e Lezhës
 ??  ?? Banorët e Laçit
Banorët e Laçit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania