Panorama (Albania)

Tragjedia e 26 nëntorit, deri tani 9 të arrestuar e 8 në kërkim

-

Nëntë persona u arrestuan dhe tetë të tjerë u shpallën në kërkim policor, mes tyre zyrtarë, ish- zyrtarë, ndërtues e inxhinierë, që akuzohen direkt dhe indirekt për tragjedinë e 26 nëntorit. Prokuroria e Durrësit në bashkëpuni­m me Policinë e qytetit bregdetar kanë konkluduar një pjesë të hetimeve, që kishin të bënin me objektet që shkaktuan viktima. Sikurse ishte paralajmër­uar, të shtunën u arrestuan 9 persona dhe u shpallën në kërkim 8 të tjerë, ndërkohë që katër prej tyre janë vënë në akuzë për "Vrasje" me dashje për 24 viktimat e tërmetit në Durrës. Në arrest është vendosur dhe shefi i shërbimit të Kavalishen­cës, ku gjeti vdekjen kryekomisa­ri Bajram Hajdarmata­j. Drejtori i Policisë së Durrësit, Lorenc Shehu, bëri bilancin e hetimeve të deritanish­me, ku komunikoi para medias prerjen e 17 fletëve të arrestit, për persona që akuzohen direkt dhe indirekt për 24 viktimat e tërmetit. Në listën e bërë publike prej Policisë, mes 9 të ndaluarve është dhe 53vjeçari Kujtim Hasa, në cilësinë e shefit të shërbimeve të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme. Ndërkaq, Ahmet Doda, 52 vjeç, drejtor i këtij institucio­ni, është ndaluar me akuzën "Shpërdorim­i i detyrës". Në pranga janë vënë edhe dy ndërtues informalë: 79vjeçari Rruzhdi Xheka për objektin Hotel "Mira Mare", ku humbën jetën 2 shtetas dhe Avdulla Osmani, 61 vjeç, për ndërtimin në "Hotel Tropikal", ku humbën jetën 2 shtetas kosovarë. Sipas Prokuroris­ë, nga ana e ndërtuesve formalë dhe informalë të këtyre objekteve ndërtimi ka rezultuar se në kundërshti­m me rregullat dhe normat në fushën e ndërtimit dhe konkretish­t për shkak të dëmtimit në strukturën e objekteve, kanë sjellë si pasojë vdekjen e disa personave të ndarë sipas objekteve përkatëse.

 ??  ?? Gjatë konferencë­s për shtyp për arrestimet në Durrës
Gjatë konferencë­s për shtyp për arrestimet në Durrës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania