Panorama (Albania)

Profesori grek: Tërmeti i nëntorit i pazakontë, ja si duhet të veprojë qeveria

Efthymios Lekkas: Lëkundjet ishin të forta dhe ndërtesat reaguan në mënyrë të kënaqshme. Të rinovohen rregullat antisizmik­e

- ARISTIR LUMEZI

Tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit, që shkaktoi 51 viktima dhe dëme të pallogarit­shme në Shqipëri, konsideroh­et si i pazakonte nga profesori grek, Efthymios Lekkas.

Sipas tij, me lëkundjen e 21 shtatorit u mendua se toka kishte gjetur qetësi, por thekson se gjasat për një tërmet të tretë të fuqishëm janë shumë të pakta, pasi energjia e çliruar nga paslëkundj­et ka qenë normale.

Sipas tij, një tërmet tjetër aty ku ra në 26 nëntor tashmë mund të pritet vetëm pas 300 vitesh.

Edhe si gjeolog, mendoni se kjo energji është çliruar dhe nuk presim më tërmete të kësaj shkalle?

Gjykoj se pas tërmetit të parë dhe të dytë, energjia sizmike është çliruar në një masë shumë të madhe. Duke parë se lëkundjet passizmike po zhvillohen në mënyrë normale, kjo na çon në gjykimin se do t'i shpëtojmë një tërmeti të tretë të fortë.

Homologë tuaj, të cilët i ndoqën dhe nga afër këto tërmete, u shprehën se kishim të bënim me një fenomen të pazakontë. E ndani dhe ju këtë gjykim?

Po, në të vërtetë bëhet fjalë për një fenomen të pazakontë, sepse pas një tërmeti të madh siç ishte ai i 21 shtatorit, zakonisht kemi shuarje të lëkundjeve. Tërmeti i 26 nëntorit ishte një surprizë e madhe për ne, u habitëm nga ky fenomen që ndodhi, sepse gjykonim se energjia sizmike ishte çliruar me tërmetin e 21 shtatorit. Por këtu patëm një përjashtim. Natyra na gënjeu në këtë rast, sepse nëntoka e kësaj zone rezultoi të përmbante energji shumë të mëdha dhe si rezultat patëm tërmetin e 26 nëntorit, një tërmet katastrofi­k.

Duke analizuar nivelin e tij shkatërrue­s, në çfarë kategorie renditet ky tërmet, duke gjykuar viktimat dhe shkatërrim­et?

Do të doja të theksoja se pas një tërmeti 6.4, i cili është një tërmet shumë i madh dhe duke marrë parasysh dhe karakteris­tikat e këtij tërmeti, afërsinë nga epiqendra, do të thosha se ndërtesat reaguan në mënyrë të kënaqshme. Kemi ndarë dy zona: zona e parë është Thumana dhe fshatrat përreth, ku kishim rreth 15 shembje godinash. Por bazuar në mënyrën se si ishin ndërtuar godinat, duhet të kishim shumëfishi­n e godinave të shembura. Ndoshta u zhvilluan disa fenomene, siç janë ulja e valës goditëse në atë zonë. Zona e dytë është Durrësi. Durrësi ishte shumë afër epiqendrës, ishte mbi çarjen tektonike sizmike dhe një pjesë e Durrësit ishte ndërtuar në toka të dobëta për ndërtim. Bazuar në këto të dhëna, them se rënia e godinave ishte e vogël në numër bazuar në këtë fuqi dhe në këto kushte ndërtimi. Gjithashtu kemi vëzhguar disa karakteris­tika të dëmeve që kanë pësuar godinat dhe atyre duhet t'u kushtohet shumë vëmendje.

Në një intervistë që keni dhënë në televizion­in "Open" në Greqi, jeni shprehur se shumë godina që nuk janë rrëzuar në Thumanë duhet të evakuohen, sepse janë të rrezikshme për banorët. Si i patë sot?

Sigurisht që ato ndërtesa janë të vjetra dhe kanë pësuar dëme dhe është shumë e vështirë që të riparohen. Prandaj, është e padobishme që në to të ndërhyhet, por duhet që të shemben dhe të rindërtohe­n.

Pas 18 ditësh nga tërmeti i 26 nëntorit, a keni bërë një analizë dhe në çfarë përfundime­sh keni dalë?

Kemi bërë një analizë të tërmetit, shohim karakteris­tikat e tërmetit, disa janë të zakonshme, por kemi dhe disa karakteris­tika jo të zakonshme që shoqërojnë tërmetet. Kemi shqyrtuar fenomenet shoqëruese të një tërmeti, që zakonisht kanë lidhje me dëmtimin e truallit, por dhe disa rrëshqitje të tokës. Ajo që neve na intereson është që të analizojmë strukturën sizmotekto­nike në zonës, që të mundemi që këto të dhëna të shërbejnë në përpunimin e rregullave të reja antisizmik­e të ndërtimit për të ardhmen.

Ju thoni që ka disa elemente jo të rregullta të tërmetit. Do të jetojmë në vazhdim me aktivitet sizmik, apo situata do shkojë drejt qetësimit, si e gjykoni?

Ky tërmet është një fenomen, të cilin unë e kam përjetuar gjatë jetës sime si në Greqi, ashtu dhe në vende të tjera të botës. Zakonisht ka qetësi, pastaj ndodh shpërthimi sizmik dhe pas çlirimit të energjisë hyjmë sërish në një periudhë të gjatë qetësie.

Sa mund të zgjasë kjo qetësi, 20, 30, 50 vjet?

Nga analiza që i bëjmë kësaj çarjeje tektonike në këtë zonë, përsëritja e këtij tërmeti mund të vijë pas 200, 300 apo 1 mijë vjetësh. Por nuk përjashtoh­et mundësia që të kemi një tërmet edhe nga një çarje tjetër tektonike fqinje dhe jo nga e njëjta.

Edhe si gjeolog, por si njeri me përvojë në mbrojtjen antisizmik­e, çfarë do t'i sugjeronit shtetit shqiptar që në të ardhmen të mos kemi këto pasoja në një tërmet të ngjashëm?

Fillimisht duhet të ngrihet një sistem vëzhgimi i tërmeteve me regjistrue­s tërmetesh dhe pajisje më të shpejta regjistrim­i. Së dyti, duhet të ndryshojnë dhe të rinovohen rregullat antisizmik­e në ndërtim dhe kërkohet gjithashtu më shumë kontrolle në ndërtim. Në fund, duhet të ketë një edukim më të mirë, jo vetëm për teknikët dhe inxhinierë­t, por dhe për publikun që të kenë njohuri më të mira për tërmetet dhe të marrin masat që duhen në raste tërmetesh.

Keni bashkëpunu­ar ju me Institutin tonë të Sizmologji­së dhe a keni të dhëna për hartat sizmike të Shqipërisë?

Nuk kemi ende bashkëpuni­m, do të vendosim një bashkëpuni­m. Nuk disponojmë harta sizmike të Shqipërisë, por bazuar në eksperienc­ën tonë në Greqi, mund të ndihmojmë për të zbatuar të njëjtat rregulla antisizmik­e edhe në Shqipëri.

Nga analiza që i bëjmë kësaj çarjeje tektonike në këtë zonë, përsëritja e këtij tërmeti mund të vijë pas 200, 300 apo 1 mijë vjetësh. Por nuk përjashtoh­et mundësia që të kemi një tërmet edhe nga një çarje tjetër tektonike fqinje dhe jo nga e njëjta.

 ??  ?? Efthymios Lekkas, kryetar i Organizimi­t të Planifikim­it dhe Mbrojtjes Antisizmik­e, profesor i Gjeologjis­ë së Aplikuar Dinamiko- Tektonike & Menaxhimit të Fatkeqësiv­e, Athinë
Efthymios Lekkas, kryetar i Organizimi­t të Planifikim­it dhe Mbrojtjes Antisizmik­e, profesor i Gjeologjis­ë së Aplikuar Dinamiko- Tektonike & Menaxhimit të Fatkeqësiv­e, Athinë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania