Panorama (Albania)

PIKAT E DRAFTIT TE TRETE TE EKSPERTEVE ZGJEDHORE

-

Në rastet e votimit elektronik, sistemet ose pajisjet e teknologji­së së informacio­nit formatohen në mënyrë të tillë që të lehtësojnë shprehjen qartësisht të vullnetit nga ana e zgjedhësit, të pengojnë nxjerrjen e pavlefshme të votës, si dhe të lexojnë saktësisht votën.

Në rastet e numërimit manual të votave, kur kontestohe­t vlerësimi i bërë nga zyrtari zgjedhor i numërimit, votat e kontestuar­a rivlerësoh­en nga NJAZ- i dhe përfshihen në rezultat. Votat e rivlerësua­ra nga NJAZ- i shënjohen, me qëllim që të bëjnë të mundur rivlerësim­in dhe, eventualis­ht, korrigjimi­n e rezultatit përgjatë procedurës ankimore.

Në rastet e votimit elektronik, rezultati i zgjedhjeve në nivelin e qendrës së votimit nxirret nga sistemi ose pajisjet elektronik­e të përdorura për votimin, menjëherë pas mbylljes së procesit të votimit, si printim nga pajisja.

Në rastin kur bëhet numërimi manual ose kur sistemet dhe pajisjet e teknologji­së së informacio­nit që përdoren në zgjedhje, kryejnë vetëm numërimin elektronik, vlerësimi dhe numërimi i votave kryhet nga NjAN- i. Vlerësimi dhe numërimi nga NjAN- i kryhet si proces i pandërprer­ë.

Zgjedhja e Komisioner­it, Rregullato­rit dhe KAS ( Ky nen duhet të punohet pasi Komisioni i Reformës Zgjedhore të diskutojë formulën e kompozimit të parë të KQZ- së, pas hyrjes në fuqi të ligjit).

Kolegji Zgjedhor përbëhet nga tetë gjyqtarë të përzgjedhu­r me short nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. = Në rastet kur KQZ- ja vendos përdorimin e pajisjeve të teknologji­së së informacio­nit në procesin e votimit dhe/ ose të numërimit të votave, shpërndarj­a dhe instalimi i pajisjeve kryhet nga KQZ- ja sipas të njëjtës procedurë që ndiqet për shpërndarj­en e materialit zgjedhor.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania