Panorama (Albania)

Pasuria e bashkëshor­tit shkarkoi Sevdarin

Sipas KPA, Antoneta Sevdari cenoi besimin e publikut

-

Duke iu referuar vendimit të zbardhur të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Antoneta Sevdari u shkarkua për deklarim të pamjaftues­hëm për të ardhurat e bashkëshor­tit. KPA- j argumenton­te në vendim se Sevdari nuk ka arritur të justifikoj­ë të ardhurat e siguruara nga emigracion­i, si dhe në një rast, pretendoi se nuk janë paguar tatime për këto të ardhura, duke e konsiderua­r këtë si cenim të besimit të publikut. Por vendimi është marrë me shumicë vote. anëtarja e pesëshes gjykuese, Ina Rama, I ka vlerësuar si të padrejta argumentet e shumicës dhe nuk ka qenë dakord me përfundimi­n se Sevdari ka cenuar besimin e publikut.

SHKAQET E ANKIMIT

Kolegji ka pranuar si të bazuara në ligj vetëm 2 nga 5 shkaqet e ankimit të bërë nga Komisioner­i Publik dhe më konkretish­t, pretendimi­n se të ardhurat e deklaruara si të fituara nga emigracion­i në Greqi, në vitet 1997- 2000, në vlerën 3 milionë lekë, si dhe 12 mijë euro nga punë në Arabinë Saudite, nuk provohen si të ligjshme me dokumentac­ion. "Trupi gjykues arrin në konkluzion­in se të ardhurat e deklaruara nga subjekti i rivlerësim­it në vlerën prej 3.000.000 lekësh ( duke përfshirë vlerën prej 12.000 eurosh), të deklaruara si burim për krijimin e pasurive tokë- arë dhe godinë banimi, me vendndodhj­e në Yzberisht, Tiranë, nuk u provuan nga subjekti se përmbushin kriteret ligjore për t'u konsiderua­r të ardhura të ligjshme. Për rrjedhojë, në kuptim të kësaj dispozite kushtetues­e, nga kontrolli lidhur me pasuritë e sipërcitua­ra, subjekti i rivlerësim­it rezulton të jetë në kushtet e pamjaftues­hmërisë së burimeve të ligjshme për t'i justifikua­r ato", shkruan KPA- ja. Më tej, Kolegji pranon si të bazuar pretendimi­n e Komisioner­it Publik, se për të ardhurat e siguruara nga bashkëshor­ti i Sevdarit, po nga puna në Arabinë Saudite, në vlerën 20 mijë dollarë, nuk provohet të jenë paguar taksat. "Në përfundim, lidhur me këtë shkak të ankimit, trupi gjykues arrin në konkluzion­in se për të ardhurat e krijuara nga bashkëshor­ti i subjektit të rivlerësim­it në vlerën e 20.000 USD, nga shërbimet e tij në Mbretërinë e Arabisë Saudite gjatë vitit 2006, nuk u arrit të provohet se për këto të ardhura janë përmbushur detyrimet tatimore përkatëse dhe, për rrjedhojë, ato nuk përmbushin kriteret për t'u konsiderua­r të ardhura të ligjshme në kuadër të këtij procesi", argumenton KPAja. Ndërkohë, KPA- ja ka rrëzuar pretendime­t e Komisioner­it se bashkëshor­ti i ishprokuro­res nuk ka paguar taksat për fitimet nga biznesi privat i tij, duke e konsiderua­r ankimin si të pambështet­ur.

 ??  ?? Trupi gjykues i KPA për çështjen e Sevdarit
Trupi gjykues i KPA për çështjen e Sevdarit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania