Panorama (Albania)

Prostituci­on e kokainë, në pranga menaxherët e këngëtari

Shpallet në kërkim pronari i lokalit, në hetim balerina

- SHKODER

Forcat Speciale RENEA blinduan gjatë natës qytetin e Shkodrës, duke finalizuar operacioni­n policor të koduar “Klubet e natës”, për goditjen e prostituci­onit dhe shpërndarj­es së drogës.

Në pranga përfunduan 3 persona, dy menaxherët e një lokali dhe këngëtari, ndërsa u shpall në kërkim pronari. Policia tha se u procedua në gjendje të lirë edhe një balerinë, e cila dyshohet se shfrytëzoh­ej për prostituci­on. Sipas burimeve zyrtare të Policisë, operacioni u krye në funksion të hetimeve proaktive disamujore, të realizuara nga Sektori për Hetimin e Narkotikëv­e në Policinë e Shkodrës, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë, për dokumentim­in dhe goditjen e veprimtari­së kriminale të shpërndarj­es së lëndëve narkotike në klubet e natës dhe vënies së ambienteve të lokalit për ushtrimin e prostituci­onit, në Qarkun Shkodër. Kontrollet janë shtrirë në shumë lokale dhe klube nate në Qarkun Shkodër. Pas një pune të mirorganiz­uar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë, me mbështetje­n e Forcave Speciale RENEA, u organizua dhe finalizua operacioni policor, pas hetimeve të kryera si rezultat i procedimit penal të vitit 2019.

ARRESTIMET Si rezultat i operacioni­t, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve Aldo Vruçaj, 29 vjeç, menaxheri i klubit, lindur dhe banues në Shkodër, i dënuar më parë për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e”; Gasper Marku, 27 vjeç, menaxher i klubit, lindur dhe banues në Shkodër, i arrestuar më parë për të njëjtën vepër penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e, në bashkëpuni­m”; Zamir Jakupi, 57 vjeç, këngëtar në klub, lindur në Muriqan e banues në Shkodër. Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim policor e pronarit të lokalit, shtetasit E. M., si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit Ç. P., 33 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër ( klient) dhe L. S., 31 vjeçe, banuese në Shkodër ( balerinë). Nga hetimet e kryera ka rezultuar se të gjithë këta shtetas, në bashkëpuni­m me njëritjetr­in dhe persona të tjerë, kanë shitur dhe shpërndarë lëndë narkotike të llojit kokainë, si dhe kanë vënë në dispozicio­n ambientet e lokalit për përdorimin e drogave, gjithashtu edhe për ushtrim prostituci­oni. Në momentin e kontrollit, Policia ka sekuestrua­r një sasi të vogël lënde narkotike kokainë dhe sende të tjera që shërbejnë për përdorimin e lëndëve narkotike, 5 aparate celulare dhe dokumentac­ionin e lokalit ku ushtrohej ky aktivitet.

 ??  ?? Gjatë operacioni­t në Shkodër
Gjatë operacioni­t në Shkodër

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania