Panorama (Albania)

“Antiskifte­r”, prangoset personi i 10- të për vjedhjet në Belgjikë

-

Shkon në 10 numri i personave të arrestuar dhe proceduar për vjedhje në Belgjikë. Kapet dhe arrestohet nga Sektori i Operacione­ve Speciale dhe Kërkimit, në bashkëpuni­m me Seksionin për Krimin ndaj Pronës në Policinë e Tiranës dhe Task Forcën “Antiskifte­r”, një tjetër i kërkuar në kuadër të operacioni­t “Picaso”. Në vijim të operacioni­t të përbashkët ndërkombët­ar policor, në bazë të informacio­neve të marra në rrugë operative se një person në kërkim ndodhej në rrugën “Qemal Stafa”, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit K. D., 45 vjeç, banues në Tiranë, person nën hetim, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhja”, “Grup i strukturua­r kriminal”, “Vjedhja e kryer më shumë se një herë, në kuadrin e grupit të strukturua­r kriminal”. Ky shtetas ka qenë person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda, me vendimin e datës 25.04.2019, bazuar në aktet e procedimit penal nr. 44, viti 2018 ( çelur në zbatim të një letër- porosie, dërguar nga autoritet ligjzbatue­se të Belgjikës që më datën 28.02.2018), ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal “Arrest në burg”. Nga Task Forca “Antiskifte­r” është bërë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës për caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”. Sipas letërporos­isë, nga hetimet e kryera në Belgjikë ka rezultuar se prej muajit dhjetor 2017, një grup shtetasish shqiptarë me qëndrim të përkohshëm në Belgjikë po kryenin vjedhje me thyerje të banesave dhe objekteve të tjera. Konkretish­t, këta persona, pasi vidhin në banesa vlera monetare dhe sende me vlerë si flori, i dërgonin ato në Shqipëri.

 ??  ?? Orët e vjedhura në Belgjikë, që u sekuestrua­n
Orët e vjedhura në Belgjikë, që u sekuestrua­n

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania