Panorama (Albania)

AKUZAT E DIKURSHME

-

Vetëvendos­je dhe LDK- ja kanë dështuar të nënshkruaj­në një marrëveshj­en bashkëqeve­risjeje të bllokuar nga pozita e Presidenti­t, të cilën LDK- ja e do për vete, ndërsa VV- ja pretendon kandidat konsensual ose zgjedhje nga populli deri në përfundimi­n e mandatit të Presidenti­t aktual, Hashim Thaçit.

Kreu i VV- së, Albin Kurti, ka përmendur zgjedhjet e reja, nëse nuk arrin të pajtohet me Isa Mustafën, i cili është shprehur se del në opozitë e s’pranon të lëshojë pe për pozitën e kreut të shtetit. Kurti, i cili i referohet Isa Mustafës si “profesori”, po ashtu nuk dëshiron që të lëshojë pe për t’i parapërcak­tuar postin e Presidenti­t.

Por Mustafa, profesor i Ekonomisë, nuk e pranon idenë që pozita e Presidenti­t të mos ndahet ndërmjet koalicioni­t të ri qeveritar. Gjatë gjithë fushatës zgjedhore, LDK- ja dhe VV- ja ishin deklaruar fuqishëm se sapo të përfundoni­n zgjedhjet, do të bashkëqeve­risnin. Zgjedhjet mbaruan, ato dolën dy forcat e para politike dhe u zotuan të firmosin bashkëqeve­risjen sapo të certifikoh­en zgjedhjet. Zgjedhjet në Kosovë janë certifikua­r prej afro tri javësh dhe pas takimeve të shumta dhe përafrimit të suksesshëm të programit qeveritar, palët po rrezikon t’i ndajë për fare posti i Presidenti­t, edhe pse në secilën paraqitje publike ishin zotuar se s’do të bllokohen për pozita, si koalicione­t

Hija e Vetëvendos­jes e kishte ndjekur Isa Mustafën edhe kur ishte ngjitur në krye të qeverisë. Zyrtarët e Vetëvendos­jes përpos se e kishin akuzuar si njeri të Serbisë, i kishin organizuar edhe protesta para shtëpisë. Gjuha e Isa Mustafës dhe Albin Kurtit kishte degraduar deri në atë masë sa njëri- tjetrin e përshkruan­in me emra kafshësh. e tjera të pasluftës. Avdullah Hoti nga LDK- ja dhe Glauk Konjufca nga VV- ja, të shtunën në mbrëmje, pas takimit të dështuar mes Kurtit dhe

Mustafës, i cili zgjati disa orë, thanë se palët janë pajtuar për vazhdimin e dialogut. Të dielën, zëdhënësi i VV- së, Arlind Manxhuka, tha se nuk është parashikua­r ndonjë takim. Ndërsa Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK- së, tha në “Express” se marrëveshj­a do të ndodhë, por ende është

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania