Tërmet 6.8 ballë në Filipine, tre viktima

Panorama (Albania) - - BOTA -

Një vajzë gjashtëvje­çare ishte në mesin e tre personave të vrarë kur një tërmet me madhësi 6.8 ballë goditi Mandalaon, ishull jugor i Filipineve, të dielën. Vajza ishte brenda shtëpisë së saj kur ndërtesa u shemb, sipas deklaratës në CNN të guvernator­it të krahinës, Douglas Cagas. Ishulli i dytë më i madh në vend është një destinacio­n i popullariz­uar turistik. Banorët njoftuan se shkollat ishin dëmtuar rëndë, për fat nuk kishin nxënës brenda, pasi tërmeti ndodhi të dielën. Mësimi është pezulluar për të hënën dhe urat janë mbyllur për shkak të çarjeve në qytetin Davao. Presidenti i vendit, Rodrigo Duterte, ishte në shtëpinë e tij në Davao, qyteti më i madh në ishull, në kohën e tërmetit. Edhe shtëpia e tij u raportua se pësoi disa çarje në mure. Nuk kishte kërcënim cunami, pasi tërmeti goditi në brendësi të tokës dhe jo në ujë. Në tetor, një seri tjetër tërmetesh 6.6 dhe 6.5 ballë goditi Mindanaon, duke vrarë 14 vetë dhe duke plagosur më shumë se 400 të tjerë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.