Panorama (Albania)

Sot shorti i Champions- it, ja përplasjet më të mundshme

-

Faza me eliminim direkt e Champions- it do të rinisë më 18 shkurt, por të 16 ekipet e kualifikua­ra do të mësojnë sot rivalet e radhës. Vendet e para kundër të dytave, por me kushtin që nuk do të ketë përplasje të ekipeve nga i njëjti shtet dhe mes atyre që kanë qenë së bashku edhe në fazën e grupeve. Sot në mesditë ( ora 12: 00), në Nion, do të hidhet shorti i 1/ 8- ave të turneut më të rëndësishë­m për klube në botë, ku pritet të ketë pse jo, edhe përballje të denja për një finale të parakohshm­e.

Parashikim­et - Çelsi mund ta shohë veten përballë Barcelonës në shortin e 1/ 8- ave të Champions- it, sipas llogarive të probabilit­eteve për shortin e së hënës. Kalkulimet e mundësive të përplasjes së çdo çifti tregojnë gjithashtu se Liverpuli dhe Siti janë skuadrat më të mundshme për të shkuar në Madrid në një duel me Realin ose Atletikon. Ndërkohë, Totenhemi do të jetë shumë i kënaqur nëse shmang emra si Barcelona, Juventusi dhe PSG dhe siguron duelin më të mundshëm sipas matematici­enëve, atë kundër Valencias. Profili i "Twitter"- it, "LaLigaenDi­recto", i cili menaxhohet nga matematici­eni Fran Martinez, ka llogaritur përqindjet e mundshme që ka secili klub në përballjet me njëritjetr­in. 16 skuadrat që janë kualifikua­r në këtë fazë janë ndarë në dy vazo, ato që përfunduan në krye të grupit dhe ato që u renditën të dytat. Nga llogaritje­t, Çelsi që u rendit në vend të dytë në grup ka 23.38% shanse që të shortohet me Barçën, sepse blutë e Londrës nuk mund të përballen me Valencian, duke qenë se e kishin në grup, por as me klubet angleze të Liverpulit dhe Sitit. Duke qenë se Totenhemi dhe Bajerni ishin në një grup, skuadra e Murinjos nuk mund të luajë ndaj Sitit apo Liverpulit në këtë fazë. "Spërsat" kanë një probabilit­et më të lartë për t'u përplasur me një klub spanjoll, ose Valencia ( 22.68 %), ose Barça ( 22.33 %). Siti që fitoi grupin e saj nuk mund të ndeshet me "Spërsat", Çelsin apo rivalët e grupit të tyre, Atalantën. Kjo shton shanset e një dueli me një klub spanjoll, që mund të jetë një nga dy klubet e kryeqyteti­t, Reali ose Atletiko. E njëjta situatë edhe për Liverpulin, që mund të ketë një rikthim të shpejtë në Madrid, atje ku fituan Champions- in sezonin e shkuar. Kampionët s'mund të luajnë kundër Totenhemit, Çelsit dhe Napolit. Gjithsesi, gjithçka do të mësohet sot në orën 12: 00, në Nion.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania