Panorama (Albania)

EMRAT E ISSH Pensionet, kategoritë që marrin shtesën e re

Zbardhen kategoritë që marrin shtesën deri në 5 mijë lekë në muaj. Llojet e punës që përfitojnë dhe emrat e pensionist­ëve sipas qyteteve

-

Nga rritja e pensioneve nuk do të përfitojnë të gjithë, por vetëm ata që kanë ushtruar profesione të kategorizu­ara të vështira dhe shumë të vështira.

Ndonëse ka 6 muaj që është miratuar ligji dhe gati një muaj që ka nisur të llogaritet shtesa për minatorët, naftëtarët dhe metalurgët, ende ka paqartësi lidhur me kategoritë që përfitojnë. Gazeta boton sot listën e profesione­ve që janë pjesë e skemës. Të gjithë ata që kanë ushtruar një nga profesione­t e listuara në tabelë, mjafton të kenë kryer deri në 6 vite punë brenda sektorit për të përfituar nga rritja. Për minatorët, shtesa llogaritet me 1 për qind mbi masën e pensionit për çdo vit kontributi­v. Ndërsa për minatorët dhe naftëtarët, 0.6 për qind. Bashkë me listën e kategorive, gazeta boton edhe pesë listat zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, për ata që ka përfunduar llogaritja. Pensionist­ët që kanë emrin në listë, mund të paraqiten në çdo pikë shpërndarj­eje për të tërhequr shtesën.

PROFESIONE­T

Armator në nëntokë; vagonist dhe transportu­es me skrepër në nëntokë; makinist i sharrave prerëse në nëntokë; pompist i brendshëm në nëntokë; turbist në nëntokë; arganist në nëntokë; sondist në nëntokë etj., janë disa nga profesione­t nga radhët e minatorëve që do të trajtohen me pensione suplementa­re. Ndërkohë, në industrinë e naftës dhe gazit përfshihen punë të vështira: saldator dhe elektrosal­dator në rezervuar, kulla dhe cisternë, punëtor i pastrimit të brendshëm të rezervuarë­ve, depove dhe cisternave të naftës, sektori i nxjerrjes së naftës dhe të gazit, sektori i punimeve gjeologo- gjeofizike në naftë edhe gaz etj.. Ndërsa në metalurgji, si punë të vështira klasifikoh­en punëtorët e shkrirjes dhe derdhjes së metalit, punët shumë të vështira në metalurgji­në e zezë e ferrokrom si p. sh. në uzinën e petëzimit, në uzinën e gizës, në repartin e pjekjes, në uzinën e çelikut etj..

APLIKIMI

Për të përfituar shtesën, e cila shkon deri në 5 mijë lekë në muaj për ata që kanë mbi 25 vite punë, pensionist­ët duhet të dorëzojnë: kërkesën për përfitimin e shtesës mbi pension sipas formatit tip të miratuar nga ISSH- ja. Së dyti, fotokopjen e dokumentit të identifiki­mit, të nënshkruar personalis­ht, i cili duhet të jetë brenda afatit të vlefshmëri­së. Së fundmi, çdo dokumentac­ion tjetër që vërteton llojin dhe periudhën e punës për efekt pensioni. Ata të cilët i kanë dorëzuar këto dokumente, nuk kanë asnjë detyrim tjetër shtesë. Prej gati një muaji, ISSG ka nisur llogaritje­n për aplikimin e shtesës dhe përgjatë ditëve në vijim do të shpallen edhe listat e përfituesv­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania