Panorama (Albania)

Zbardhet dosja e hetimit për shembjet në Durrës, dy profesorët grekë: Pse ishte i pazakontë tërmeti i nëntorit

FLET KREU I MBROJTJES ANTISIZMIK­E TE GREQISE: ÇFARE PRITET PAS LEKUNDJES SE MADHE. PROFESOR SEKSTOS: RREGULLA TE REJA PER NDERTIMIN

- DURRES

Mes personave të shpallur në kërkim nga Policia për tërmetin e 26 nëntorit janë edhe ish- drejtori i ALUIZNI- t të Durrësit, Flamur Gjuzi, dhe pronari i një barkafeje që ndodhej në katin e parë të pallatit 6- katësh, ku humbën jetën dy gra.

Sipas dosjes së Prokuroris­ë, ku kërkohet ndalimi i këtyre dy personave, sqarohet se Artur Terziu, pronari i lokalit në katin e parë, ka ndërhyrë në strukturën e pallatit në vitin 2014 duke prishur muret mbajtëse. Ndërsa Flamur Gjuzi ka kryer legalizimi­n e këtij objekti. Më poshtë, dosja e Prokuroris­ë së Durrësit.

DOSJA

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës ka regjistrua­r procedim penal nr. 2466, viti 2019, i cili bën fjalë për veprat penale "Vrasje në rrethana të tjera cilësuese", "Ndërtim pa leje" dhe "Shpërdorim detyre". Më konkretish­t, më datë 26.11.2019, ora 03: 54, në Durrës dhe rrethinat e tij ka rënë një tërmet me magnitudë 6.4 ballë të shkallës rihter, i cili ka zgjatur rreth 30 sekonda. Si pasojë e këtij tërmeti janë dëmtuar një numër i konsiderue­shëm banesash dhe objektesh të tjera, si dhe kanë gjetur vdekjen 23 persona në zonën e Durrësit. Nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se dëmtimet e këtyre godinave ( objekteve) dhe pasojat në jetët e njerëzve kanë ardhur edhe si shkak i kryerjes së ndërtimeve pa respektuar rregullat, normat dhe standardet në fushën e ndërtimit. Po kështu, ka dyshime se këto pasoja kanë ardhur edhe si shkak i kryerjes apo moskryerje­s së detyrës nga inxhinierë­t projektues, zbatues, mbikëqyrës dhe kolaudator­ë të këtyre ndërtimeve, si dhe nga veprimet e kryera në kundërshti­m me ligjin nga nëpunësit shtetërorë dhe publikë, të ngarkuar me kontrollin dhe mbikëqyrje­n e këtyre ndërtimeve.

Objekti pallat nr. 1032, me 6 kate, i cili ndodhet në lagjen nr. 6, rruga "Shoqëria Bashkimi", Durrës, është dëmtuar në strukturë dhe është shembur i tëri. Si pasojë e lëkundjeve të tërmetit është shkaktuar vdekja e shtetasve Hatije Rexhepi dhe Xhulieta Gjana. Nga hetimi rezulton se në katin e parë të ndërtesës është ndërhyrë në mënyrë të kundraligj­shme në vitin 2014 e në vazhdim nga i dyshuari Artur Terziu, duke prishur strukturën e mureve mbajtëse etj., me qëllim përshtatje­n e ambientit për qëllime tregtare ( bar- kafe), të emërtuar "Barons", duke e lidhur me shtesën pa leje të kryer në tri anët e këtij objekti. Po kështu, për qëllime dhe në funksion të biznesit, ai ka instaluar edhe tri depozita uji voluminoze.

Gjithashtu, edhe nga ana e personave që kryejnë funksione publike janë kryer veprime në kundërshti­m me ligjin nr. 9482, datë 03.04.2016, i ndryshuar, "Për legalizimi­n, urbanizimi­n dhe integrimin e ndërtimeve pa leje", duke kryer legalizimi­n dhe regjistrim­in e objekteve pa i plotësuar kushtet tekniko- ligjore të tij, duke sjellë pasoja në jetët e njerëzve.

Nisur nga sa më sipër, rezulton se ekzistojnë dyshime të bazuara se nga ana e shtetasit Flamur Gjuzi, në cilësinë e ish- drejtorit të ALUIZNI- t Durrës, ka legalizuar më datë 17.05.2016 objektin në kundërshti­m me ligjin, i cili dyshohet se ka kryer elemente të veprës penale "Shpërdorim detyre". Për shkak se autori i dyshuar i kësaj vepre penale ka rrezik të largohet e t'i fshihet hetimit, për shkak se vepra penale paraqet rrezikshmë­ri të lartë shoqërore, është e nevojshme ndalimi i tij, mbështetur në nenin 253/ 1 të Kodit të Procedurës Penale, i cili parashikon se: 1. Kur ka shkaqe të bazuara për të menduar se ka rrezik ikjeje, prokurori urdhëron ndalimin e personit që dyshohet për një krim, për të cilin ligji cakton dënimin me burgim jo më të ulët në maksimum me 4 vjet. Për këto arsye urdhërojmë: Ndalimin e shtetasit Flamur Gjuzi, 48 vjeç, lindur e banues në Durrës, në cilësinë e ish- drejtorit të ALUIZNI- t Durrës, i dyshuar si autor i veprës penale "Shpërdorim detyre"; Me ekzekutimi­n e këtij urdhri ngarkohet oficeri i Policisë Gjyqësore në Drejtorinë e Policisë Durrës; Për ekzekutimi­n e këtij urdhri të mbahet procesverb­ali përkatës, me të cilin të njihet i ndaluari dhe materialet e ekzekutimi­t t'i komunikohe­n menjëherë prokurorit.

 ??  ?? KREU I MBROJTJES ANTISIZMIK­E GREKE, LEKKAS ( MAJTAS) PROFESOR SEKSTOS E FAKSIMILE E DOSJES SE PROKURORIS­E
KREU I MBROJTJES ANTISIZMIK­E GREKE, LEKKAS ( MAJTAS) PROFESOR SEKSTOS E FAKSIMILE E DOSJES SE PROKURORIS­E
 ??  ?? Pallati ku ishte bërë ndërhyrja, ku vdiqën 2 gra
Pallati ku ishte bërë ndërhyrja, ku vdiqën 2 gra
 ??  ?? Urdhri i ndalimit ndaj Flamur Gjuzit
Urdhri i ndalimit ndaj Flamur Gjuzit
 ??  ?? Flamur Gjuzi, ish- drejtor i ALUIZNI- t Durrës
Flamur Gjuzi, ish- drejtor i ALUIZNI- t Durrës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania