SPAK merr 24 dosjet VIP, emrat që do kalojnë nga Gjykata e Posaçme

Tre prokurorët do të paraqesin vizionin për drejtimin e SPAK

Panorama (Albania) - - FAQE 1 -

Ditën e mërkurë, më 18 dhjetor, Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë do të intervisto­jë tre kandidatët për drejtues të Strukturës së Posaçme Antikorrup­sion. Intervista­t do të bëhen "live" si në rastin e Prokurorit të Përgjithsh­ëm dhe do të nisin në orën 9: 30. "Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë njofton se intervista­t me tre kandidatët për drejtuesin e SPAK- ut do të zhvillohen në datën 18 dhjetor 2019, duke filluar nga ora 9: 30, te salla e mbledhjeve të KLGJ- së, sipas rendit alfabetik. Intervista­t do të transmetoh­en ' live' me regji qendrore", njoftoi dje KLP- ja. Prokurorët Edvin Kondili, Arben Kraja dhe Altin Dumani do të dalin njëri pas tjetrit përballë anëtarëve të KLP- së, ku do të paraqesin platformën dhe vizionin e tyre për drejtimin e Strukturës së Posaçme Antikorrup­sion.

VLERËSIMI I DREJTUESIT

Duke iu referuar rregullore­s, kreu i SPAK- ut do të zgjidhet: në bazë të eksperienc­ës në ndjekjen e çështjeve sensitive, aftësisë në organizimi­n dhe drejtimin e një strukture, eksperienc­ës në çështje me ndjeshmëri të lartë publike, ku është dashur edhe bashkëpuni­mi me median, vizionit dhe planit që do ndjekin për krijimin e Prokuroris­ë së Posaçme, si dhe imazhit që ata kanë. Ndërkohë, intervisti­mi do të jetë si një mjet vlerësimi plotësues dhe drejtuesi do të vlerësohet me pikë në 7 kriteret të paracaktua­ra në metodologj­inë e vlerësimit. Duke iu referuar ligjit për krijimin e SPAK- ut, kompetenca­t e gjykatave dhe prokuroriv­e të posaçme kanë të bëjnë me krimin e organizuar dhe korrupsion­in në nivele të larta dhe jo vetëm.

ÇFARË BËN SPAK?

SPAK- u do të hetojë çdo vepër penale të kryer nga grupi i strukturua­r kriminal, organizata kriminale, organizata terroriste dhe banda të armatosura, si dhe korrupsion­in.

Do të hetojë akuzat penale kundër Presidenti­t të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeminist­rit, anëtarit të Këshillit të Ministrave, gjyqtarit të Gjykatës Kushtetues­e dhe të Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithsh­ëm, Inspektori­t të Lartë të Drejtësisë, kryetarit të bashkisë, deputetit, zëvendësmi­nistrit, anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë dhe drejtuesve të institucio­neve qendrore ose të pavarura, të përcaktuar­a në Kushtetutë ose në ligj.

Gent Ibrahimi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.