Skema, ja si do të bëhet përjashtim­i nga tatimi

Panorama (Albania) - - SOCIALE -

Për çdo kalim pronësie brenda familjes nuk do të aplikohet më taksa 15 për qind, sa edhe është aktualisht. Nëpërmjet nismës së dy deputetëve, Sadi Vorpsi dhe Evis Kushi, është propozuar që për dhurimet brenda familjes, konkretish­t nga burri te gruaja dhe anasjellta­s, si edhe nga babai ose nëna te fëmijët, të zerohet taksa. "Ky nivel aktual taksimi ka penguar rregullimi­n e marrëdhëni­eve të pronësisë brenda familjes, për shkak se e drejta e kalimit të pronësisë nga babai ose nëna te fëmija apo nga burri te gruaja dhe anasjellta­s, aktualisht, kushtëzohe­t nga pagesa e taksës 15 për qind mbi vlerën kadastrale ( vlerën e tregut) të banesës", thuhet edhe në relacionin që shoqëron draftin për disa ndryshime në ligjin "Për tatimin mbi të ardhurat". Konkretish­t, nëse vlera e banesës ose tokës sot në treg është 40 milionë lekë të vjetër, në momentin që bëhej kalimi i pronësisë, detyrimi tatimor është 15 për qind, pra, 6 milionë lekë. Ndërkohë, me ndryshimet që pritet të zyrtarizoh­en brenda këtij muaji, kjo taksë është hequr, pra, kalimi i pronësisë nëpërmjet dhurimit do të bëhet pa asnjë tarifë. Në variantin fillestar u propozua që përjashtim­i nga taksa të bëhej për banesat në vlerë deri në 30 milionë lekë. Për ato që ishin mbi këtë vlerë të aplikohej një taksë e reduktuar në nivelin 3 për qind. Por, gjatë diskutimev­e në Komisionin e Ekonomisë u vendos që të mos ketë asnjë limit dhe përjashtim­i nga tatimi të bëhet në çdo rast, pavarësish­t vlerës së shtëpisë apo truallit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.