Vllaznia sfidon Kukësin, Teuta pret Partizanin

Panorama (Albania) - - SPORT -

Sot do të luhen ndeshjet e vlefshme për javën e 16- të të Kategorisë Superiore. Superndesh­ja e kësaj jave është përballja në Durrës mes skuadrës së Teutës dhe Partizanit. Të dyja vijnë pas humbjeve, respektivi­sht përballë Kukësit dhe Tiranës. Kryesuesit e Kukësit do të luajnë në transfertë­n shkodrane, ku do të sfidohen nga vendësit e Vllaznisë. Verilindor­ët e drejtuar nga Shpëtim Duro do të tentojnë një tjetër fitore, për të ruajtur ecurinë pozitive dhe vendin e parë, ndërsa kuqeblutë duan që të thyejnë tersin në "Loro Boriçi". Tirana, pas derbit të fituar pas afro gjashtë vitesh, do të presë në "Selman Stërmasi" Flamurtari­n, e vetmja ndeshje që do të luhet në 16: 00. Ndërsa të katër takimet e tjera do të zhvillohen në orën 13: 00.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.