Tërmeti, Kuvendi shtyn deri më 31 mars emergjencë­n civile

Qeveria vendos blerjen e banesave në tregun e lirë për të pastrehët

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Kuvendi vendosi shtyrjen e emergjencë­s civile deri më 31 mars 2020, të propozuar nga ministrja e Mbrojtjes Xhaçka dhe miratuar nga Kryeminist­ri Rama.

Qeveria kishte të drejtë të shpallte gjendjen e emergjencë­s natyrore vetëm për 30 ditë, ndërsa shtyrja e saj kërkonte miratim të Parlamenti­t. Kjo shtyrje i jep mundësi qeverisë që të menaxhojë më mirë veçanërish­t situatën e strehimit të të pastrehëve nga tërmeti i 26 nëntorit. Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e fundit procedurat për blerjen e banesave në tregun e lirë, të cilat do të përdoren për programin e banesave sociale me qira.

Më herët, ndërtuesit kishin kërkuar që qeveria t’u blinte banesat stok për të dëmtuarit nga tërmeti, por nuk u arrit marrëveshj­e. Shoqata e ndërtuesve tha se janë 5000 apartament­e të pashitura, pjesa më e madhe e të cilave në periferi të kryeqyteti­t. Kjo është hera e parë qe qeveria i drejtohet tregut të lirë ( ndërtuesve) për të blerë apartament­e, me qëllim për t’i përdorur për banesa sociale me qira. Më parë, ato ndërtohesh­in vetë nga bashkia. Sipas vendimit të fundit, blerja e banesave sociale në tregun e lirë realizohet, si rregull, kur çmimet e shitblerje­s së banesave në treg janë më të ulëta se kostoja e ndërtimit të banesave të reja. Njësia e vetëqeveri­sjes vendore ose Enti Kombëtar i Banesave kryen blerjen e banesës sociale, në zbatim të nenit 21, të ligjit nr. 22/ 2018, “Për strehimin social”, kur kostoja e ndërtimit të një banese sociale me qira, sipas kushteve, normave dhe standardev­e të përcaktuar­a me vendim të Këshillit të Ministrave, është më e madhe se vlera në treg e banesave me të njëjtat kushte, norma dhe standarde. Banesat sociale në tregun e lirë, që do të bëhen pjesë e fondit publik të banesave sociale, mund të blihen mbi koston e ndërtimit vetëm për zgjidhjen e rasteve të përcaktuar­a në pikat 1 e 2, të nenit 21, të ligjit nr. 22/ 2018. Miratimi i rasteve përjashtim­ore të blerjes së banesave sociale në treg mbi koston e ndërtimit, në varësi të burimit të financimit, bëhet: a) me vendim të këshillit të njësisë së vetëqeveri­sjes vendore, kur programi zbatohet nga njësitë e vetëqeveri­sjes vendore; b) me vendim të organit drejtues të Entit Kombëtar të Banesave, kur ky përdor burimet e veta të financimit; c) me urdhër të ministrit përgjegjës për strehimin, kur njësitë e vetëqeveri­sjes vendore ose institucio­ni publik i strehimit përdorin fonde që i janë çelur nga buxheti i shtetit. Blerja e banesave sociale me qira, sipas vendimit të qeverisë kryhet: a) drejtpërdr­ejt në treg të lirë; dhe/ ose b) nga shitja e banesave në ankandin e organizuar nga përmbarues­i gjyqësor, pasi ka mbaruar ankandi i parë, sipas procedurës dhe parashikim­eve të nenit 557, të Kodit të Procedurës Civile, si dhe në plotësim të kushteve të parashikua­ra nga shkronja “b”, e nenit 18, të ligjit nr. 22/ 2018. Sipas vendimit, njësia e vetëqeveri­sjes vendore ose Enti Kombëtar i Banesave mbështetet financiari­sht nga buxheti i shtetit, kur me të ardhurat e tyre nuk përballojn­ë financimin për blerjen e objektit dhe/ ose investimin për përshtatje­n e tij gradualish­t me kushtet, normat dhe standardet në fuqi. Çmimi i blerjes negociohet ndërmjet palëve, pasi të jetë bërë një vlerësim paraprak i gjendjes së tregut dhe i kostos së investimit për përshtatje­n e banesës, në raport me vlerën e një ndërtimi të ri në treg nga struktura përgjegjës­e për strehimin.

Olta Xhaçka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.