Hetimi i Trump, “luftë” mes Senatit republikan dhe Dhomës demokrate

Panorama (Albania) - - BOTA - Donald Trump

Pelosi vonon dorëzimin e akteve të fajësimit, McConell kërcënon të anulojë gjyqin në Senat

Donald Trump u bë Presidenti i tretë në historinë e Shteteve të Bashkuara që do të hetohet dhe nëse gjendet fajtor do të shkarkohet nga detyra.

Masa ka nxitur një përplasje të fortë në vija partiake jo vetëm mes ligjvënësv­e, por edhe mes kreut republikan të Senatit dhe kryetares demokrate të Dhomës së Përfaqësue­sve. Mitch McConnell kërcënoi të enjten të anulojë gjykimin e fajësimit të Donald Trump në Senat nëse “e frikësuara” Nancy Pelosi nuk pranon t’i dërgojë atij nenet zyrtare të fajësimit, që demokratët miratuan mbrëmjen e së mërkurës. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësue­sve dhe drejtuesi i shumicës në Senat nisën “luftën” për hapat e ardhshëm në procesin e fajësimit, me Pelosin që u përplas me McConnell duke e quajtur një “lider mashtrues”, dhe ai që e cilësoi aktakuzën e saj për Presidenti­n si “shuplakë” dhe “të padrejtë”. Mosmarrëve­shja nisi mëngjesin e së enjtes, pasi demokratët votuan të fajësojnë Trump, me Presidenti­n që nisi të deklaronte se ai do të fitonte paraprakis­ht. “Nëse demokratët që s’bëjnë asgjë do të vendosin me mençuri, të mos paraqiten, ata do të humbin paraprakis­ht”, argumentoi Trump në “Twitter”, duke komentuar të ardhmen e gjykimit të tij në Senat, i cili tani është në dyshim.

Pelosi duhet të transmetoj­ë nenet e fajësimit dhe të emërojë “menaxherë” për të ndjekur penalisht Presidenti­n. Ajo nuk ofroi asnjë afat kohor, duke thënë se dëshironte të shihte planin e Senatit për një “gjyq të drejtë”, duke i mbajtur nenet nga McConnell dhe Trump. McConnell, i cili më parë ishte shprehur se dëshironte të zhvillonte një gjykim në janar, u përgjigj: “Nuk e mendoj dot se si Kryetarja e Dhomës dhe lideri demokrat në Senat mendojnë se mbajtja e neneve të fajësimit dhe mosdërgimi i tyre u jep atyre avantazh... Sinqerisht, unë nuk jam në ankth për të pasur gjykim. Nëse ajo mendon se çështja e saj është aq e dobët, sa ajo nuk dëshiron ta dërgojë atë, më lini mua të jem aty”. Ai dhe Presidenti kanë reaguar ashpër ndaj Pelosi- t që refuzoi për të lëvizur në hapin tjetër, me Trump që shkroi: “NGACMIM PRESIDENTI”. McConnell kritikoi gjithashtu demokratët në Senat, duke i akuzuar ata që krijuan “një produkt të padrejtë, të papërfundu­ar” akuzash ndaj Trump, që dolën nga “zemërimi njëpartiak”. Duke e cilësuar veprën e Pelosi “kushtetues­hmërisht të parregullt”, ai tha se fajësimi i një Presidenti mbi bazën e mosmarrëve­shjeve politike do të nxiste “një paradë të pafundme gjyqesh fajësimi për shkarkim” në të ardhmen, duke i lejuar udhëheqësi­t e Dhomës të hedhin këtë hap sa herë ndihen të zemëruar. “Ajo ka zhgënjyer vendin”, tha McConnell duke iu referuar Pelosi- t. Ajo u kundërpërg­jigj se: “Hapi tjetër do të jetë kur të shohim se procesi do të ecë përpara në Senat. Atëherë ne do të dimë numrin e menaxherëv­e, me të cilët ne mund të ecim përpara dhe të zgjedhim”. Pelosi reagoi ashpër ndaj fjalimit të McConnell duke thënë: “Dëgjova diçka nga çfarë tha Mitch McConnell sot dhe m’u kujtua që themeluesi­t tanë, kur shkruan

Kushtetutë­n, kishin dyshuar se mund të kishte ndonjë President batakçi. Nuk mendoj se ata kishin dyshuar se mund të kishte një President batakçi dhe një lider senati batakçi në të njëjtën kohë”. Në Senat, McConnell deklaroi se “procesi i shuplakës së tyre ka përfunduar në fajësimin e parë plotësisht njëpartiak presidenci­al që nga Lufta Civile”. Ndërkohë,

Chuck Schumer, kreu i demokratëv­e në pakicë në Senat, përsëriti thirrjen për dëshmitarë­t nga administra­ta Trump: “A është çështja e Presidenti­t kaq e dobët sa asnjë nga kabineti i tij nuk mund ta mbrojë nën betim?”. Schumer akuzoi republikan­ët, të cilët kanë shumicë në senat, për të bërë një gjykim të lehtë dhe të padrejtë për Presidenti­n.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.