PD dënon sulmin ndaj prokurorit: Akt mafioz

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

“Sulm mafioz”, kështu e konsideroi Partia Demokratik­e eksplozivi­n e vendosur në makinën e prokurorit të Vlorës, Albert Kuliçi, dhe kërkoi zbardhjen sa më parë të ngjarjes. “Partia Demokratik­e është thellësish­t e shqetësuar për sulmin mafioz ndaj prokurorit të Vlorës z. Albert Kuliçi, akt i kryer për shkak të detyrës së tij. Akte të tilla mafioze kërkojnë angazhimin e menjëhersh­ëm dhe energjik të organeve ligjzbatue­se për vënien përpara përgjegjës­isë të autorëve të kësaj ngjarje. Ndëshkimi ndaj tyre duhet të jetë shembullor dhe i shpejtë. Lufta ndaj krimit të organizuar, dhe veçanërish­t promovimit dhe mbështetje­s politike ndaj tyre, është prioritet kombëtar. Partia Demokratik­e shpreh mbështetje­n e plotë për trupën e prokurorëv­e dhe për familjet e tyre. Kemi qenë dhe do të mbetemi përkrah çdo prokurori të ndershëm që lufton krimin, pavarësish­t mbështetje­s që segmente të politikës u japin shpesh kriminelëv­e, duke i veshur me pushtet. Inkurajojm­ë prokurorët dhe gjyqtarët e ndershëm, që pavarësish­t vështirësi­së, të vijojnë betejën pa kompromis ndaj krimit”, shkruhet në njoftimin e PD- së.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.