Panorama (Albania)

Haradinaj: S’duam Mini- Shengen me lider Serbinë

Edita Tahiri: Kjo nismë krijon bërthamën për "Serbinë e Madhe"

- Ramush Haradinaj

Kryeminist­ri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur sërish kundër nismës së vendeve të Ballkanit Perëndimor, të quajtur ndryshe si "Mini- Shengeni i Ballkanit Perëndimor". Sipas Haradinajt, Kosova nuk ka nevojë për një nismë të tillë me kryeqytet Beogradin, pasi është totalisht e orientuar drejt Brukselit dhe Bashkimit Europian. Haradianaj shtoi se ideja e Mini- Shengenit është heqja e taksës që Kosova i ka vendosur produkteve serbe. "Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, pra 6 që kanë mbetur pa u anëtarësua­r në BE, kemi marrëdhëni­e kontraktua­le me BE- në. Pra, secili vend ka kontratë me BE- në, Kosova e ka MSA- në dhe ne duhet me iu fokusuar MSA- së. Pra, nuk kemi nevojë për një MiniShenge­n me kryeqytet Serbinë ose lider Serbinë të Mini- Shengenit tonë. Jemi të interesuar për Shengen në këtë rast, me kryeqytet Brukselin, pra BE- në. Kosova është vend euroatlant­ik, pra kjo është perspektiv­a jonë. Hetohet që krejt kjo bëhet në njëfarë mënyre me na e heq taksën, është një by- pass për me e heq taksën. Krejt Mini- Shengeni vetëm një qëllim e ka, një sukses nëse kish mujt me e heq taksën", u shpreh Haradinaj. Shumë i ashpër në kundërshti­min e Mini Shengenit ishte edhe Jakup Krasniqi, ish- kryeparlam­entari i Kosovës. Në një koment në rrjetet sociale, Krasqini thekson se ngritjen e urave të komunikimi­t shqiptarët fillimisht duhet ta bëjnë mes tyre dhe më pas me vendet e Rajonit. "Në fakt, askush nuk duhet të jetë kundër ndërtimit të urave të së ardhmes, por, urat e së ardhmes mes vendeve të ndryshme nuk ndërtohen njëanshmër­isht, ato ndërtohen me vullnetin e të gjithëve, duke u shkëputur nga e kaluara që prapa ka lënë shumë plagë të përgjakura. Sigurisht që duhet të ndërtohen ' ura miqësie e bashkëpuni­mi', por, ne shqiptarët, së pari duhet t'i ndërtojmë urat vëllazëror­e mes veti, urat e dëmtuara të së djeshmes e së sotmes sonë. Kur ta kemi bërë këtë hap, nëse ata që deri dje kanë shkatërrua­r çdo urë miqësie e bashkëpuni­mi, duke lënë prapa lumenj gjaku e plagë të hapura me dhimbje të mëdha njerëzore, nuk e di sesa lënë mundësi për ndërtim të ' urave miqësie e bashkëpuni­mi', shkruan Krasniqi. Po ashtu edhe ish- kryenegoci­atorja për bisedime teknike në dialogun Kosovë- Serbi ka kritikuar ashpër Kryeminist­rin Rama për idenë e Mini- Shengenit Ballkanik, duke thënë se ajo krijon bërthamën ekonomike për Serbinë e Madhe. "Se ideja e MiniShenge­nit krijon bërthamën ekonomike për ' Serbinë e Madhe', këtë gjithë shqiptarët po e shohin, përveç Edi Ramës. E lumtur me reagimet e mençura dhe strategjik­e të shqiptarëv­e për të mbrojtur interesat kombëtare", ka shkruar Tahiri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania