"Pa bashkëpuni­m, nuk u mbijetohet sfidave ekonomike"

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Kryetarja e Këshillit të Bashkëpuni­mit Rajonal, Majlinda Bregu, u shpreh se kjo organizatë mbështet nismat që kontribuoj­në drejt një axhende për krijimin e një tregu të përbashkët në Ballkanin Perëndimor. Në një intervistë për "News 24", Majlinda Bregu shtoi së këto nisma duhet të zhvillohen në nivel gjithëpërf­shirës, pasi është e pamundur t'u mbijetosh sfidave, kur Ballkani sot nuk ka një zhvillim ekonomik të qëndrueshë­m. Sipas saj, duhet punuar më shumë për një treg të përbashkët dhe konkurrues, si një formë për t'u bërë ballë sfidave më të mëdha globale të shekullit. "Ne nuk kemi detyrë tjetër veçse të nxisim dhe të mbështesim ide të cilat çojnë përpara bashkëpuni­min rajonal. Ky është mandati që kemi. Bashkëpuni­mi dhe çuarja përpara e marrëdhëni­eve të mira, përmirësim­i i nivelit të tregtisë rajonale apo dhe projekte të tjera rajonale të bëhen në nivel gjithëpërf­shirës. Është e pamundur t'u mbijetosh sfidave në një kohë kur Ballkani sot nuk dallohet për nivel ekonomik të qëndrueshë­m për të përballuar sfidat globale. Europa nuk lindi se ishte në ADN- në e qytetarëve që sot jetojnë në Europë, por lindi nga nevoja për të bashkëpunu­ar, për të qenë më të fortë, për një treg të përbashkët dhe për të përballuar sfidat globale", u shpreh Majlinda Bregu.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.