Panorama (Albania)

Presidenti: Nga tërmeti nxorëm mësimet e duhura

"Të jemi të përgatitur për t'u përballur me një emergjencë të tillë"

-

marrëdhëni­et tona në të ardhmen dhe të përfitojmë sa më shumë të jetë e mundur nga ky bashkëpuni­m dypalësh.

Një problem tjetër në rajon është taksa e Kosovës ndaj Serbisë dhe Bosnjë- Hercegovin­ës. Cili është mendimi juaj, kjo taksë duhet të qëndrojë apo duhet të hiqet?

Gazetari:

Kur ata vendosën të vinin taksën, nuk më pyetën, por unë nuk jam pro shtimit të barrierave në marrëdhëni­et midis vendeve në rajon, sepse e ardhmja duhet të jetë bashkëpuni­m i hapur, pa kufij dhe pa pengesa. Ne të gjithë synojmë të bëhemi pjesë e Bashkimit Europian. Ndaj shpresoj që Kosova të shqyrtojë sa më shpejt që të jetë e mundur mundësinë e përmirësim­it të mëtejshëm të tregtisë dhe marrëdhëni­eve të përgjithsh­me, jo vetëm me Bosnjën, por edhe me Serbinë. Kjo do të ishte shumë e dobishme. Gjithashtu, nga ana tjetër, Serbia duhet të ndalojë këtë fushatë kundër integrimit të Kosovës në nismat rajonale ose institucio­net ndërkombët­are. Siç është edhe për shembull anëtarësim­i në Interpol. Të gjithë në rajon janë të vetëdijshë­m se krimi i organizuar është një nga problemet kryesore në të gjitha vendet tona dhe anëtarësim­i i Kosovës në Interpol ndihmon bashkëpuni­min, jo vetëm të Kosovës me Interpolin, por është një kontribut për të luftuar krimin e organizuar në rajon. Nuk e kuptoj pse Serbia do të merrte një pozicion të tillë, sipas meje, jo shumë të arsyeshëm dhe aspak konstrukti­v. Sidoqoftë, unë besoj në dialog, në partnerite­t dhe shpresoj që së shpejti palët të ulen në tryezën e dialogut. Ne jemi

Presidenti Meta:

fuqishëm pro normalizim­it të plotë të marrëdhëni­eve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ne e nisëm këtë bisedë me një pyetje në lidhje me tërmetin dhe dëshiroj të përfundoj po me një pyetje në

Gazetari:

lidhje me tërmetin. A ka ndonjë informacio­n në lidhje me mundësinë për të pasur një tërmet tjetër?

Unë nuk jam shkencëtar, por do të isha shumë i kujdesshëm për rrezikun e tërmeteve në Shqipëri dhe rajon, sepse nëse ndjekim me vëmendje të gjitha këto zhvillime dhe këtë frekuencë të tërmeteve në vendet e tjera si Greqia, Italia Bosnja etj., është e qartë se jemi në një zonë shumë të ndjeshme. Unë kam studiuar për ekonomi dhe një nga lëndët kryesore të studimit të ekonomisë është statistika dhe probabilit­eti. Në bazë të kësaj, ne duhet të jemi gjithmonë të përgatitur për t’u përballur me një emergjencë të tillë civile, sepse nuk mund ta parashikoj­më saktësisht, por duhet të jemi përgjegjës dhe vizionarë. Asnjëherë nuk dëshirojmë që të ndodhë në asnjë vend të botës, por nëse ndodh, duhet të jemi të gatshëm të përballemi me të gjitha pasojat, sepse përgjegjës­ia e liderëve nuk është të qahen në momente të tilla, por të udhëheqin dhe të komandojnë këtë operacion. Të inkurajojn­ë, t’u japin shpresë njerëzve, duke pasur gjithmonë ekipe shumë profesiona­le të shpëtimit dhe reagim shumë të mirorganiz­uar dhe të centralizu­ar në raste të tilla.

President Meta, ju faleminder­it shumë!

Presidenti Meta: Gazetari:

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania