Vrasja e 49- vjeçarit pas përleshjes në dyqan

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Mëngjesin e së enjtes, 49- vjeçari Flamur Duçi u gjet i masakruar me thikë dhe pjesërisht i djegur. Viktima u gjet i pajetë në rrugën para dyqanit të tij, në fshatin Mborje. Ngjarja u zbulua nga banorët dhe Policia tha se pas mbërritjes në vendngjarj­e, u konstatua se ishte qëlluar me thikë në zemër, por kishte edhe djegie në pjesën e sipërme. Ngjarja ndodhi në afërsi të marketit të 49- vjeçarit, në një zonë të banuar. Por asnjë nga banorët nuk ka mundur të dëgjojë zhurma apo zëra në momentin kur ka ndodhur ngjarja që të mund t’i vinte në ndihmë 49- vjeçarit. Sipas informacio­neve të Policisë së Korçës, ngjarja dyshohet se mund të ketë ndodhur rreth orës 06: 00 të mëngjesit, ndërsa kanë qenë fqinjët ata që kur kanë dalë nga banesat e tyre, kanë vënë re trupin e pajetë të Flamur Duçit. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e krimit makabër. Sipas Policisë, orët e para të mëngjesit, viktima dyshohet se ka dalë për të hapur dyqanin e tij ushqimor dhe se mund të jetë përballur me autorët.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.