Tritoli në makinën e prokurorit, “skanohen” të gjitha dosjet që ka hetuar

Eksplozivi për shkak të detyrës së Albert Kuliçit, hetimet përqendroh­en te dosjet e pronave në bregdetin e Vlorës

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Ashtu si sulmet e mëparshme ndaj njerëzve të drejtësisë, që kanë mbetur për vite me radhë pa autor, duket se edhe shpërthimi i eksplozivi­t në makinën e prokurorit Albert Kuliçi do të ketë të njëjtin fat.

Edhe pasi kanë kaluar më shumë se 40 orë nga ngjarja, Policia nuk ka identifiku­ar ende asnjë të dyshuar, madje edhe personat që janë shoqëruar, kanë qenë dëshmitarë apo të njohur të Kuliçit. Kamera e sigurisë që fiksoi një person të dyshuar si autor nuk ka fokusuar asnjë detaj, që mund të shërbejë për identifiki­min e tij. Ndërsa ashtu si në momentin kur kishin kaluar vetëm pak orë nga ngjarja, edhe dje burimet konfirmuan se hetimet janë përqendrua­r te detyra e prokurorit Kuliçi. Sipas tyre nuk ka asnjë dyshim se ngjarja lidhet me detyrën. Janë përjashtua­r konfliktet apo probleme të tjera që ai mund të ketë pasur, pasi nuk janë konstatuar as nga veprimet paraprake hetimore, por janë mohuar edhe nga vetë prokurori.

HETIMET Burime nga Policia e Vlorës thanë se hetimet janë përqendrua­r te dosjet që prokurori Albert Kuliçi drejton në hetime. Prej vitesh ai punon në Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ndërsa dosjet që ka kaluar në duar kanë qenë mjaft delikate. Kuliçi është zëvendësdr­ejtor i Prokuroris­ë dhe drejtues i sektorit TaskForcë. Albert Kuliçi, me origjinë nga Tropoja, ka pasur në dorë vitet e fundit çështjet më të bujshme në Vlorë, duke filluar nga skandali i tjetërsimi­t të pronave në Karaburun dhe Zvërnec, ku i përfshirë ishte edhe biznesmeni Pëllumb Petritaj dhe 4 zyrtarë që u dënuan me burg, deri te koncesioni i parkingjev­e në qytetin bregdetar, i cili u anulua pasi u konstatuan një seri shkeljesh. Kuliçi ka hetuar gjithashtu edhe një aferë në “Albpetrol” dhe ka kërkuar vendosjen e sekuestros për një pallat 11- katësh në Vlorë, për të cilin u akuzua për shpërdorim detyre ish- kryebashki­aku Shpëtim Gjika. Megjithatë, duket se vëmendja e grupit hetimor është përqendrua­r te dosjet e pronave në bregdetin e Vlorës. Kjo, edhe për shkak se hetimi i këtyre çështjeve ka prekur interesa të mëdha dhe në këtë formë autorët kanë dashur ta paralajmër­ojnë prokurorin, duke i vendosur eksploziv në makinë.

SHPERTHIMI Shpërthimi me lëndë plasëse, e dyshuar tritol, ka ndodhur orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë në lagjen “28 Nëntori” në Vlorë. Mjeti tip “Volkswagen”, në të cilën ishte vendosur eksplozivi, është në pronësi të prokurorit të Vlorës, Albert Kuliçi. Sipas informacio­neve të dhëna nga Policia e Vlorës, tritoli ishte vendosur në pjesën e përparme të makinës. Nga shpërthimi, makina është shkatërrua­r plotësisht në pjesën e përparme. Në lagjen ku ndodhi ngjarja, shpërthimi tronditi të gjithë banorët. Aty shkuan oficerët e grupit hetimor nga Policia dhe Prokuroria, të cilët bënë veprimet e para hetimore dhe mbledhjen e provave në vendin e ngjarjes. Si pasojë e shpërthimi­t, fatmirësis­ht nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale në automjetin e prokurorit, ndërsa ky i fundit ka qëndruar gjatë gjithë kohës në vendin e ngjarjes.

Makina e prokurorit, ku ishte vendosur tritoli në Vlorë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.