SKËNDER HALUCI: SHKAK, DETYRA

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Lidhur me ngjarjen, kreu i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci, është shprehur dy ditë më parë se shkak për këtë, është bërë detyra e prokurorit. Ai e ka cilësuar këtë si një akt burracakës­h, për shkak të profesioni­t si prokuror të Kuliçit, ndërkohë vetë deklaroi se nuk ndihet i kërcënuar. Ai bëri një apel të fortë për ata që i kanë grabitur pronat, duke i paralajmër­uar se "nuk do t'i gëzojnë". "Ka lidhje vetëm me ushtrimin e profesioni­t dhe kjo është një vepër e shëmtuar burracakës­h dhe frikacakës­h. Por gjyqtarët dhe prokurorët do të përgjigjen në seanca vetëm me vendime publike. Unë vetë nuk ndihem asnjëherë i kërcënuar dhe e bëj detyrën për t'i shërbyer qytetarëve. Kuliçi është një ndër prokurorët më të mirë të Republikës së Shqipërisë, profesiona­lisht dhe në të gjitha pikëpamjet. Janë mbi 4 milionë euro të sekuestrua­ra nga 6 dhjetori në masat provizore dhe është e vetmja pistë e profesioni­t dhe ushtrimit të detyrës së prokurorit", është shprehur Haluci.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.