Panorama (Albania)

Basha me familjet pas tërmetit: Paratë e PPP- ve të oligarkëve, për rindërtim

“Rama po ndan ndihmat me listat e 30 qershorit, kjo shkon në ndjekje penale”

-

Një muaj pas lëkundjeve të forta të tërmetit 6.4 i shkallës rihter, qindra familje në fshatin Hamallaj, Manzë dhe Radë ankohen se askush nuk ka shkuar t’i ndihmojë ose t’u bëjë vlerësimin e shtëpive nëse janë të banueshme apo jo.

Ata shprehen se ndihen të braktisur nga shteti, i cili, sipas tyre, duket në terren vetëm për fushata dhe kur duan të mbledhin paratë për energjinë elektrike apo ujin. “Nuk ka ardhur askush të vlerësojë shtëpinë. Nuk ka ardhur askush të na sjellë një çadër. Dritën e lidhim vetë me shpenzimet tona, ujin vetë, rrugën e bëjmë vetë, çdo gjë vetëm me forcat tona. Ku është shteti për ne?! Nuk ka shtet për ne?! Vijnë vetëm kur na kërkojnë votat. Të vijnë të bëjnë vlerësimin të paktën, të dimë se çfarë të bëjmë. Të na thonë që nuk është e banueshme, dilni jashtë ose të kundërtën”, shprehet e revoltuar një kryefamilj­are në Hamallaj. Ndërsa një tjetër banor i Hamallajt ankohet se ndihmat po shpërndahe­n me listën e votimeve të 30 qershorit. Kush nuk ka votuar sipas tyre, nuk do të marrë ndihma. “Na kanë thënë se nuk kemi votuar më 30 qershor dhe për ju ekziston lista e zezë, prandaj nuk kemi as ndihma, asgjë. Këtë ia ka thënë një person këtu që nuk dua ta përmend me emra, që ekziston një listë e zezë për ata të cilët nuk kanë votuar në 30 qershor”, tha një tjetër banor. Problemet duket se nuk kanë të mbaruar për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Teksa thonë se ndihen të neglizhuar nga shteti, ata shtojnë se u është bërë presion se përse dalin në media për të shprehur hallet e tyre. “Nga bashkia asnjë lloj ndihme, as edhe gjëja më e vogël. E kur vjen puna pse dalim nëpër media e bëhen këto gjëra, penalizohe­mi. Unë dal për hallet e mia”, tha një tjetër kryefamilj­ar.

DENONCIMI Për të dëgjuar nga afër shqetësime­t e banorëve të fshatrave Hamallaj, Manzë dhe Radë ishte dje edhe kryedemokr­ati Lulzim Basha. Kreu i selisë blu e quajti kriminale dhe të pajustifik­ueshme që edhe pse kanë kaluar një muaj nga fatkeqësia natyrore, qindra familje janë lënë në mëshirë të fatit. “Kjo qeveri është gati të sakrifikoj­ë qytetarët, fëmijë e të moshuar, vetëm që të mos prekë 150 milionë dollarët që marrin oligarkët. Nëse ky Kryeminist­ër dhe qeveria e tij do të punonte me të njëjtin pasion dhe përkushtim për qytetarët siç punon për oligarkët, nuk do të kishte qytetarë që nuk e dinë fatin e banesave të tyre apo jetojnë nëpër çadra, të uritur, të shokuar, dhe në dëshpërim. Tërmeti i 26 nëntorit i ka lënë vendin tërmetit të dështimit dhe shembjes së shtetit prej kartoni nga babëzia, korrupsion­i dhe paaftësia”, tha kryedemokr­ati Basha. Ndërkohë, kreu i selisë blu pati një thirrje edhe për Prokurorin­ë. “E kam dëgjuar këtë historinë e listave të 30 qershorit, se ma kanë thënë disa persona. Kjo është për ndjekje penale. Se Zoti nuk i ndau njerëzit kur ra tërmeti. Ky po i ndan, po i ndan sipas listës së 30 qershorit. Dhe këta që e bëjnë këtë punë, këta duhen kapur, u duhen vënë prangat në dorë, po të ketë Prokurori”, u shpreh kreu i opozitës.

 ??  ??
 ??  ?? Basha, dje gjatë takimeve në Hamallaj
Basha, dje gjatë takimeve në Hamallaj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania