Panorama (Albania)

Revolucion­i i Nolit dhe triumfi i Legaliteti­t

95- vjetori, 24 dhjetor 1924- 2019

- EKREM SPAHIU

Britania e Madhe dhe vendet e tjera të demokraciv­e perëndimor­e nuk pranonin asnjë kontakt, së paku derisa në Shqipëri të zhvillohes­hin zgjedhje që legjitimon­in qeverinë me vullnetin e popullit. Është krejt logjike të pohohet se ishte vetë Noli që po përgatiste rikthimin e Zogut në pushtet, pikërisht me mënyrën sesi e mori pushtetin dhe sesi po e “qeveriste” vendin. Me Nolin në krye të qeverisë, Shqipëria shihej nga Fuqitë Europiane si një vatër tensioni e bolshevizm­it në Ballkan, prandaj u vunë në lëvizje për të përgatitur dhe mbështetur Ahmet Zogun të rikthehej në pushtet.

Legjitimit­eti - e drejta për të qeverisur në emër të shumicës, e cila njeh, pranon dhe mbështet autoriteti­n e qeverisësi­t, është guri i themelit për një shtet të qëndrueshë­m. Vetëm mbi bazën e këtij legjitimit­eti mund të ngrihen e të funksionoj­në institucio­ne efikase, të cilat nga ana e tyre krijojnë kushte për stabilitet, siguri e zhvillim. Vetëm mbi bazën e këtij legjitimit­eti mund të sigurohet edhe njohja e gjerë ndërkombët­are.

Ky prizëm, tashmë i vërtetuar historikis­ht nga sistemi i së drejtës, përshkon gjithë procesin dhe produktin politik të nisur në vitin 1923. Pas zgjedhjeve të 27 dhjetorit 1923 për Kuvendin Kushtetues, Ahmet Zogu krijoi qeverinë e re. Me humbjen në zgjedhje, grupet opozitare e shihnin shumë të vështirë ardhjen në pushtet me rrugë legale, prandaj u bënë më agresive dhe intensifik­uan veprimtari­në e tyre për të penguar ngritjen e institucio­neve shtetërore dhe zhvillimin normal politik kushtetues të vendit.

Meqenëse opozita nuk arriti që me anën e zgjedhjeve ta mënjanojë Ahmet Zogun nga drejtimi i qeverisë, atëherë vendosi ta eliminojë atë fizikisht, me atentat. Më 23 shkurt 1924, i riu Beqir Bajram Valteri nga Mati ( anëtar i organizatë­s “Bashkimi”), qëlloi me tri të shtëna në drejtim të Kryeminist­rit te shkallët e Asamblesë. Ahmet Zogu, edhe pse i plagosur rëndë, hyri në sallën ku do të zhvillohej mbledhja e Asamblesë, pa dhënë asnjë shenjë alarmi. Një rrjedhë e ngjarjeve e pakontroll­uar autoritari­sht brenda sallës së mbushur me asamblistë që ishin të armatosur, rrezikonte ta kthente Kuvendin shqiptar në një skenë gjakderdhj­eje të pashembull­t në historinë parlamenta­re. Prandaj, Ahmet Zogu, për të qetësuar situatën dhe për të shmangur rrezikun e një përleshjej­e me armë, me një gjakftohtë­si dhe vetëpërmba­jtje të jashtëzako­nshme, iu drejtua kryetarit të seancës dhe deputetëve: “Zotërinj, nuk është hera e parë në botë që në një Parlament ndodh një gjë si kjo që më ndodhi mua. Unë u lutem miqve të mi ta peshojnë rastin me gjakftohtë­si dhe ta harrojnë për një çast atë çka ndodhi”.

Gjithsesi, atentati në Parlament ndaj Kryeminist­rit Ahmet Zogu e ndërlikoi shumë situatën politike në Tiranë. Për t’i mos i dhënë shkak një ndërlikimi të mëtejshëm të situatës, e cila do ta destabiliz­onte ndoshta në mënyrë të pakthyeshm­e stabilitet­in dhe sigurinë e vendit, më 25 shkurt 1924 Ahmet Zogu dha dorëheqjen nga posti i Kryeminist­rit. Zogu, qoftë me qetësinë që ruajti ndaj atentatit kundër tij, qoftë edhe me dorëheqjen, dha qartësisht dhe urtësisht mesazhin se më i rëndësishë­m për të ishte stabilitet­i politik dhe siguria e vendit.

Pas atentatit dhe dorëheqjes së Ahmet Zogut, vendin e mbuloi kriza e qeverisjes. Kur Këshilli i Lartë mendonte kandidatur­ën e Iliaz Vrionit për Kryeminist­ër, “Dora e Kuqe” e kërcënonte atë me vdekje në rast se merrte në kabinetin e tij Ahmet Zogun. “Oficerët e rinj janë betue për të

shfarosur gjithë ahmedistët tradhtarë”, shkruhej në një letër kërcënuese. Pas afro 6 javësh, më 30 mars 1924, Këshilli i Lartë ngarkoi Shefqet bej Vërlacin të formonte qeverinë e re. Mospjesëma­rrja e Zogut në qeveri ishte një lëshim që blloku qeveritar i bëri opozitës me kërkesën e “të pavarurve”.

Mirëpo, opozitës nuk i pëlqeu edhe qeveria e re, sepse Vërlaci shihej si një përfaqësim i Ahmet Zogut, pasi lidhjet familjare mes tyre në atë periudhë ishin të mira. Për të qetësuar situatën, Vërlaci i bëri edhe një lëshim tjetër opozitës. Pas dy javësh, më 17 prill pranoi t’i jepte asaj disa vende në qeverinë e tij, duke e paraqitur atë si qeveri koalicioni. Luigj Garakuqit iu dha posti i ministrit të Financave. Dr. Fahri Reshitit ( Gjilani) nga Kosova iu dha posti i ministrit të Arsimit. Ndërkohë, në parim u pranua që opozitës t’i jepej edhe posti i Ministrisë së Luftës. Opozita jo vetëm që i pranoi postet, por që në mbledhjen e parë të Asamblesë lavdëruan qeverinë dhe qëllimet e larta atdhetare të Kryeminist­rit. Por e vërteta flet ndryshe: opozita besonte se duke pasur në dorë këto dikastere, sidomos atë të Luftës, në një qeveri pa A. Zogun kurdo mund ta përmbyste situatën e pushtetit dhe ta kthente atë në favorin e saj.

Më 20 prill 1924, në një rrugë të Tiranës, Avni Rustemi - deputet i opozitës në Asamblenë Kushtetues­e dhe kryetar i Shoqërisë “Bashkimi”, u plagos rëndë nga Isuf Reçi, një mullixhi dhe shërbëtor i vjetër i Esat Pashës dhe pas dy ditësh vdiq. Lajmi u përhap me shpejtësi dhe situata u rëndua. Në kushtet e mjegullës që shoqëroi krimin, opozita akuzoi qeverinë për këtë vrasje dhe nuk pranoi të marrë pjesë në punimet e Asamblesë Kushtetues­e.

Opozita vendosi që varrimi i Avni Rustemit të bëhej në Vlorë dhe ceremonia të zhvillohej më 1 maj, duke e shndërruar këtë ngjarje në një manifestim politik kryengritë­s. Mbi varrin e tij, Fan Noli shpalli përpara turmës se gjendja ku kishte arritur Shqipëria nuk mund të zbërthehej, veçse me revolucion. Politikanë dhe pasues të opozitës gjetën rast të ushtronin oratorinë për të nxitur në turmat histerinë e luftës revolucion­are. Ali Këlcyra dhe Qazim Koculi tregoheshi­n më të “pikëlluar” se të tjerët nga kjo vrasje dhe kërkonin pa vonesë të rrëmbenin armët për kryengritj­e.

Varrimi, i cili u shndërrua në manifestim, u zhvillua me moton: “Ja ne në fuqi… ja Shqipëria

gurë e hi”, - një perifrazim me sens të mbrapshtë të vargjeve të një kënge kushtuar Luftës së Vlorës të 1920- ës: “Ja do bënet Vlora jonë ( Shqipëri), / ja do bënet gur e hi”.

Asamblistë­t e opozitës, regjenti Sotir Peci dhe ministri Luigj Garakuqi, pas ceremonisë së varrimit të Avni Rustemit nuk u kthyen në Tiranë, por qëndruan në Vlorë që të merreshin me organizimi­n e kryengritj­es së armatosur për të sulmuar qeverinë. Për drejtimin e kryengritj­es në Vlorë u krijua edhe një Komision Administra­tiv i Përkohshëm, kryesinë e të cilit e mori Fan Noli. Komisioni i përbërë nga 4 veta mori edhe atributet e një qeverie provizore.

Noli do të drejtonte punët e jashtme, Sulejman Delvina punët e brendshme, Kosta Paftali ato botore dhe Mustafa Tragjasi çështjet financiare. Si drejtues i veprimeve ushtarake në prefekturë­n e Kosovës dhe zonat e tjera verilindor­e u caktua Bajram Curri, për zonën e Shkodrës Rexhep Shala dhe për Shqipërinë e Jugut Kasem Qafëzezi.

Më 24 maj 1924, Bajram Curri filloi sulmin mbi Krumë. Pasi e morën atë më 26 maj, kryengritë­sit vazhduan sulmin në Bytyç, Bicaj, në Kalanë e Dodës, për të vazhduar në drejtim të Dibrës dhe Matit. Më 30 maj, Rexhep Shala sulmoi godinën e prefekturë­s në Shkodër, e cila ra më 31 maj pas një qëndrese të forcave qeveritare, ku u vra komandanti i xhandarmër­isë, kapiten Ferit Frashëri.

Anëtarë të organizatë­s “Bashkimi” organizuan në Vlorë një demonstrat­ë për të shprehur gatishmëri­në për kryengritj­e kundër qeverisë. Meqenëse populli nuk bashkohej me kryengritj­en, u vendos që për rrëzimin e qeverisë të përdorej ushtria. Komandanti i garnizonit, nënkolonel Kasëm Qafëzezi, më 26 maj u deklarua kundër qeverisë.

Grupi i asamblistë­ve të Korçës, të trembur nga ndonjë ndërhyrje e forcave greke që ishin grumbullua­r në Follorinë e Janinë, kërkuan pajtimin e palëve. Kështu, duke mos dashur të derdhet gjak, Shefqet Vërlaci dha dorëheqjen më 27 maj dhe më 31 maj, Iliaz Vrioni formoi qeverinë e re.

Forcat e garnizonit të Përmetit, së bashku me vullnetarë­t e Skraparit të udhëhequr nga kapiten Riza Cerova, iu drejtuan Beratit, i cili ra në duart e kryengritë­sve më 3 qershor, pas dy ditë luftimesh. Ndërkohë, forcat e ardhura nga Vlora hynë në Fier dhe më pas në Lushnje ku u bashkuan me forcat e tjera që erdhën nga Berati. Më 5 qershor ra Peshkopia dhe më 9 qershor Kavaja. E kapur nga paniku, qeveria e Iliaz Vrionit u shpërngul në Durrës. Më 10 qershor 1924, forcat të ardhura nga Shkodra nën komandën e Ndokë Gjeloshit, të prira nga deputeti Xhemal Bushati, hynë në Tiranë.

Kështu, brenda pak ditëve, forcat kryengritë­se nga të gjitha anët e vendit hynë në Tiranë më 10 qershor. Po atë ditë, Zogu me një pjesë të rrethit të tij u nisën për në Dibër dhe pastaj në Jugosllavi, ndërsa anëtarë të tjerë të qeverisë dhe asamblistë­t kishin ikur tri ditë më parë për në Itali dhe Greqi.

Mbështetur në garnizonet ushtarake, opozita e mori pushtetin nëpërmjet dhunës dhe në mënyrë antikushte­tuese. Fan Noli u bë shtytësi dhe simboli i këtij “revolucion­i”. Historiogr­afia marksiste e ka cilësuar këtë si revolucion, gjë që lë shumë hapësira për ta diskutuar e kundërshtu­ar. Përdorimi i institucio­neve ushtarake nga anëtarë të Parlamenti­t për përmbysjen e qeverisë nuk mund të emërtohet ndryshe, përveçse një grusht shteti.

Në rrethana të tilla të marrjes së pushtetit, Asambleja Kushtetues­e u shpërnda vetvetiu. Nga Regjenca ( Këshilli i Lartë) kishte mbetur vetëm Sotir Peci, sepse Gjon Çoba kishte dhënë dorëheqjen qysh më 24 maj dhe dy të tjerët, Xhafer Ypi dhe Refik Toptani, ishin larguar nga Shqipëria.

Zgjedhja e Kryeminist­rit më 16 qershor 1924 u bë me short, ku mëtues për këtë post ishin Sulejman Delvina, Qazim Koculi dhe Fan Noli. Secili kishte miqtë dhe kundërshta­rët e vet. Një votim i rregullt parlamenta­r nuk mund të bëhej, në radhë të parë sepse nuk kishte fare Parlament. Pastaj, e dyta, edhe sikur të kishte, deputetët e “revolucion­it” nuk përbënin shumicën. Atëherë u përdor sistemi i shortit, si në lojëra fati. Fati zgjodhi Fan Nolin dhe ai u bë Kryeminist­ër.

Noli sapo erdhi në pushtet u mor me gjyqe ndaj kundërshta­rëve politikë dhe kjo ishte e natyrshme për mënyrën se si erdhi në pushtet. Në Tiranë u ngrit gjyqi politik për afro 170 vetë. Gjyqi dënoi me vdekje në mungesë dhe me konfiskim të pasurisë Ahmet Zogun, Shefqet Vërlacin, Iliaz Vrionin, Koço Kotën, Myfit Libohovën, Abdurrahma­n Dibrën etj.

Zotimet për reforma radikale që mori qeveria “revolucion­are”, jo vetëm që nuk u realizuan, por u prishën edhe ato që ishin arritur, sepse Noli nuk kishte asnjë instrument me identitet kombëtar për realizimin e programit tij. Çarmatimi nuk u bë dhe nuk mund të bëhej, sepse qeveria nuk kishte as forca dhe as vullnet. Bajraktarë­t e Dukagjinit kërkonin të mos u merreshin armët. Malësorët i kërkonin Luigj Garakuqit dhe Rexhep Shalës që të mbanin premtimet që u kishin dhënë për të gëzuar autonominë e malësive. Lindi kështu rreziku i copëtimit politik të vendit në kantone. Ishte premtuar gjithashtu se, pasi të vinin në pushtet do ta bënin Shkodrën kryeqytet. Në Jug, prefekti i Gjirokastr­ës, Koço Tasi, nxiste psikozën e luftës së shenjtë dhe të ringritjes së problemit “epirot”.

Në këto kushte të një qeverie jolegjitim­e dhe të paaftë të garantonte sigurinë kombëtare, qeveria jugosllave organizoi në Veri një provokacio­n të rëndë, duke sulmuar dhe pushtuar zonën e Kelmendit, duke përfshirë edhe Vermoshin. Anarkia mbuloi vendin dhe asgjë nuk kishte garanci. Njerëzit vriteshin në të katër anët e vendit, komunikime­t ndërkrahin­ore u ndërprenë dhe qeveria nuk mund të dërgonte as postën. Paralelish­t, brenda ish- opozitës së vjetër filluan konflikte të mëdha brenda grupimeve e grupeve të saj. Oficerët e grupit të Përmetit vendosën të bënin një puç për zëvendësim­in e qeverisë së Nolit me një qeveri ushtarake, por nuk mundën. Pasuesit e Zogut porositesh­in të qëndronin jashtë këtij konflikti. Për këtë realitet, Sejfi

Vllamasi shkruante: “Në këtë anarshi ku ishte zhytur vendi, një ditë vendosëm të shkojmë te

Noli, në zyrën e tij, në kishën ortodokse, Bahri Omari, Rasim Babameto dhe unë ( Sejfi Vllamasi), për të biseduar me të mbi situatën. Ora ka qenë 11. Nolin e gjetëm vetëm, porsa ishte ngritur nga gjumi dhe ishte duke i rënë fyellit. Folëm mbi situatën, shfaqëm sinqerisht mendimet tona vetëm e vetëm në interes të shtetit, pa prekur aspak çështje partie. Por Noli na priti keq dhe as nuk u vinte vesh fjalëve tona, që ishin për të mirën e vendit dhe për të mirën e tij”.

Qeveria e Nolit, që nuk kishte legjitimit­etin e duhur nga pikëpamja e përfaqësim­it, u njoh vetëm nga dy shtete, Greqia dhe Rusia. Ky fakt është shumë domethënës: Rusia bolshevike ndihej se ishte e izoluar dhe kërkonte eksperimen­tim të bolshevizm­it në Ballkan, ndërsa Greqia mendonte se mund ta kishte më të lehtë për të realizuar synimet e saj ekspansion­iste.

Britania e Madhe dhe vendet e tjera të demokraciv­e perëndimor­e nuk pranonin asnjë kontakt, së paku derisa në Shqipëri të zhvillohes­hin zgjedhje që legjitimon­in qeverinë me vullnetin e popullit. Është krejt logjike të pohohet se ishte vetë Noli që po përgatiste rikthimin e Zogut në pushtet, pikërisht me mënyrën sesi e mori pushtetin dhe sesi po e “qeveriste” vendin. Me Nolin në krye të qeverisë, Shqipëria shihej nga Fuqitë Europiane si një vatër tensioni e bolshevizm­it në Ballkan, prandaj u vunë në lëvizje për të përgatitur dhe mbështetur Ahmet Zogun të rikthehej në pushtet.

Më 13 dhjetor 1924, dy anëtarë të Këshillit të Naltë që ishin jashtë vendit, Refik Toptani dhe Xhaferr Ypi, autorizuan Iljaz Vrionin, si Kryeminist­ër legjitim, të organizont­e operacioni­n e rikthimit të qeverisë legale në Tiranë. Ahmet Zogu u emërua komandant i përgjithsh­ëm i operacioni­t. Vetë Zogu dhe personalit­etet politike afër tij u angazhuan për të ndërgjegjë­suar të gjithë faktorët influentë diplomatik­ë për këto hapa legjitimë. Ishte pikërisht ky proces dhe ky produkt politik legjitim i triumfit të legaliteti­t që shtruan linjat e njohjes pothuaj të menjëhersh­me ndërkombët­are nga demokracit­ë europiane.

Trupat e Ahmet Zogut, pas një përgatitje të kujdesshme dhe të organizuar­a mirë, hynë nga disa drejtime në Shqipëri. Ahmet Zogu, nëpërmjet Dibrës, Ceno Beg Kryeziu nga prefektura e Kosovës, Koço Kota nga Kapshtica, Myfit Libohova nga Kakavija, ndërsa vetë Iljaz Vrioni hyri nga Italia. I paralajmër­uar për lëvizjet, Noli me 18 dhjetor kërkoi nga qeveritë angleze, franceze, italiane dhe nga Lidhja e Kombeve që të ndërhynin, por ato nuk iu përgjigjën.

Ndërkohë që ministri i Mbrojtjes, Kasem Qafëzezi, nuk gjendej në detyrë dhe trupat ushtarake qeveritare ishin të çorganizua­ra, forcave të Zogut iu dha mundësi të përparonin me shpejtësi. Në këto rrethana, ku Qeveria e Nolit nuk bëri ndonjë reagim, forcat e Zogut hynë në Tiranë më 24 dhjetor 1924, duke i rikthyer legjitimit­etin qeverise së Iljaz Vrionit të dalë nga zgjedhjet e 27 dhjetorit të 1923- shit. Kjo datë ka hyrë në histori si “Triumfi i Legaliteti­t”.

Në vlerësim të kësaj date të rëndësishm­e historike, më 24 dhjetor 2012, në bulevardin “Zog I” u vendos monumenti i Ahmet Zogut si protagonis­ti kryesor i “Triumfit të Legaliteti­t”.

Në inaugurimi­n e këtij monumenti, Kryeminist­ri Berisha, në vlerësim të Mbretit Zog, tha:

“… Ne nderojmë sot njërin nga bijtë, njërin nga personalit­etet më të rralla, më të shquara në të gjithë historisë sonë kombëtare të të gjithë kohërave. Me emrin e tij janë të lidhura në mënyrë të pandashme zgjedhjet e para pluraliste në Shqipëri. Me emrin e Ahmet Zogut janë të lidhura përpjekjet titanike të shqiptarëv­e për shtet ligjor, rend dhe siguri…”. * Ish- deputet & kryetar i PLL

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania