Panorama (Albania)

Skandal, Këshilli i Qarkut shpall Haxhi Lleshin “Nderi i Dibrës”, reagon PD

Kreu i ri i ISKK: Haxhi Lleshi firmosi dënimet me vdekje

- TIRANE

Kreu i ri i Institutit të Studimit të Krimeve dhe Komunizmit, Çelo Hoxha, u zgjodh dje me 4 vota, përkundrej­t 3 votave që mori Erald Kapri, ndërsa dy kandidatët e tjerë nuk morën asnjë votë, nga Bordi Drejtues.

Zgjedhja e kreut të ri të Institutit të Studimit të Krimeve dhe Komunizmit, vjen pas dorëheqjes së Agron Tufës, i cili u largu drejt Zvicrës, ku kërkoi azil politik, për shkak të kërcënimev­e me jetë që kishte marrë vazhdimish­t për shkak të detyrës që mbante. Po dje, Hoxha, në një prononcim të parë të tij për "News 24", dënoi ashpër shpalljen "Nderi i Qarkut Dibër" për Haxhi Lleshin. Hoxha e cilësoi Haxhi Lleshin si njeriun që firmoste dënimet me vdekje për arsye politike gjatë regjimit komunist. "Institucio­ni i Presidiumi­t të Kuvendit Popullor ka dhënë dënime me vdekje, që kanë qenë dënime politike. Kjo është përgjegjës­i direkte e kreut të këtij institucio­ni, siç ishte Haxhi Lleshi, sepse ka firmosur dokumente. Nderimi që i bëhet në nivelin lokal Haxhi Lleshit, tregon kaosin moral, në të cilën ndodhet shoqëria shqiptare", u shpreh Hoxha. Kreu i ri i Institutit të Studimit të Krimeve dhe Komunizmit shpreh domosdoshm­ërinë e miratimit të dy ligjeve nga parlamenti shqiptar, ligjit të Lustracion­it dhe Dekomunist­izimit. Sipas tij, dy ligjet e munguara për 30 vite do t'i prisnin rrugën glorifikim­it të personave që kanë kryer krime gjatë diktaturës, si dhe qëndrimit të tyre në pushtet. "Ligji i lustracion­it do të pengonte ish- zyrtarët e institucio­neve represive të diktaturës, që të merrnin pjesë në administra­tën e sotme. Ndërsa ligji i dekomunist­izimit do të pengonte përveç përdorimit të shumë simboleve, edhe nderimin e personazhe­ve të atij regjimi", u shpreh Hoxha. Sipas Hoxhës, Haxhi Lleshi përfshihet në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që përmbledh pjesëmarrë­sit që kanë përgjegjës­i direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçl­irimtare. Në vitin 1995, me dekret të Presidenti­t të Republikës, Haxhi Lleshit iu hoqën të gjitha dekoratat dhe titujt e nderit për aktin kriminal të gjenocidit të ushtruar ndaj popullit shqiptar gjatë viteve të diktaturës komuniste.

 ??  ?? Lleshi, Hoxha e Aliaj
Lleshi, Hoxha e Aliaj
 ??  ??
 ??  ?? Kreu i ri i ISKK, Çelo Hoxha
Kreu i ri i ISKK, Çelo Hoxha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania