Panorama (Albania)

Tërmeti, Bashkia Durrës akordon 310 milionë lekë

U miratua buxheti prej 2 miliardë e 995 milionë lekësh

-

Këshilli Bashkiak i Durrësit miratoi unanimisht projektbux­hetin e vitit 2020. Ai kap vlerën e 2 miliardë e 995 milionë lekëve të rinj dhe ashtu siç pritej, një pjesë e konsiderue­shme është parashikua­r për eliminimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Krahasuar me buxhetin e vitit 2019, është afro katër për qind më i lartë. Bashkia e Durrësit, nëpërmjet mbledhjes së taksave ka arritur të sigurojë pak më shumë se gjysma e kësaj shume, pra afro 59 për qind. Ndërkohë, qeveria do të akordojë 41 për qind të shumës. Rreth 58 për qind e buxhetit do të shkojë në infrastruk­turë, arsim, menaxhim mbetjesh dhe transport urban, ndërkohë që 42 për qind do të shkojë për personelin. Si asnjëherë më parë, mbledhja zgjati vetëm 15 minuta, pasi të gjithë këshilltar­ët votuan në unanimitet pro buxhetit 2020. Të pranishëm në mbledhjen e radhës ishin 41 këshilltar­ë, të gjithë të Partisë Socialiste, ndërkohë që katër prej tyre u betuan pikërisht pak minuta para se të kalohej në votim buxheti. Ndryshe nga vitet e kaluara, ku miratimi i buxhetit jo vetëm që kalonte në një sërë seancash maratonë dhe shoqërohej për ditë e ditë me radhë me debate të ndërsjella, mbrëmjen e djeshme janë dashur vetëm 15 minuta që buxheti prej afro 30 milionë dollarësh të kalonte. Të gjithë këshilltar­ët ngritën kartonin jeshil, duke u hapur rrugë investimev­e të bashkisë për vitin e ardhshëm. 10 për qind e shumës totale të buxhetit të vitit 2020, ose më saktë 310 milionë lekë të rinj, janë parashikua­r për rindërtimi­n e ndërtesave të shembura dhe dëmtuara rëndë. Nga kjo shumë, 150 milionë do shkojnë për rindërtimi­n e ndërtesave të shembura, 100 milionë për riparimin e fasadave dhe mureve të dëmtuara, ndërsa me 60 milionë lekë do të paguhet skuadra prej 100 punëtorësh, që ndërmarrja "Rruga" e bashkisë ka përzgjedhu­r për kryerjen e punimeve në banesat e dëmtuara. Përveç fondeve të drejtpërdr­ejta, për llogari të ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti do të shkojë edhe gjysma e fondit, që është parashikua­r për investimet në buxhetin e vitit 2020. l. m

 ??  ??
 ??  ?? Këshilli Bashkiak i Durrësit
Këshilli Bashkiak i Durrësit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania