Panorama (Albania)

Qeveria, drekë me të pastrehët e tërmetit

Rama: Brenda pranverës fillon procesi i rindërtimi­t

-

Mbledhja e qeverisë dhe e Kryesisë së Partisë Socialiste, dje është spostuar në një nga hotelet në plazhin e Golemit në Durrës. Në këtë mbledhje jo të zakonshme, pjesë në diskutime kanë zënë temat që lidhen me tërmetin e 26 nëntorit dhe pika të tjera të qeverisjes së këtij viti. Por në mbledhjen që zgjati më shumë se 8 orë, gjatë një periudhe pushimi ministrat e kabinetit Rama dhe vetë shefi i qeverisë kanë konsumuar vaktin e drekës me banorët e strehuar në hotele pas tërmetit. Të ndarë në tavolina të veçanta bashkë me qytetarët e strehuar aty, ministrat dhe Kryeminist­ri Rama u njohën me problemati­kat dhe shqetësime­t e tyre gjatë këtyre ditëve. Që nga mungesa e vlerësimev­e në banesa dhe te meraku se çfarë do të bëhet me ta pasi të largohen nga hotelet, ministrat e kabinetit kanë dëgjuar të gjitha shqetësime­t e banorëve të mbetur pa strehë nga lëkundja e 26 nëntorit. Ministrat kanë kërkuar nga banorët durim dhe qetësi, pasi siç u përballua faza e parë e emergjencë­s, me të njëjtin intensitet po bëhet plani që t’u bëhet ballë edhe fazave të tjera. Kreu i qeverisë, në mbyllje të këtij takimi që zgjati gjithë ditën e djeshme, foli për procesin e rindërtimi­t. Sipas tij, pritet që brenda muajve të parë të pranverës të ketë filluar kjo fazë për banesat në fshatra, duke shpresuar që të përmbyllet brenda vitit të ardhshëm. Më tej, Rama foli për ndërtimin e lagjeve të reja, proces për të cilin tha se pritet të marrë më shumë kohë, për shkak se është më kompleks që nga projektimi, deri në zbatimin e planeve të ndërtimit.

 ??  ?? Ministrat, dje me banorët e prekur nga tërmeti
Ministrat, dje me banorët e prekur nga tërmeti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania