“S’kemi informuar mjaftueshë­m për punët që kemi bërë”

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Në përfundim të mbledhjes së qeverisë në Golem ditën e djeshme, Kryeminist­ri Edi Rama tha se nuk kishte asnjë vërejtje për kabinetin qeverisës, por shtoi se nuk kanë informuar mjaftueshë­m për punët që kanë bërë. “Ne do shohim si mund të përmirësoh­et komunikimi dhe informimi për këto punë, pasi në një pjesë të tyre me të drejtë ju nuk keni vëmendje, sepse keni gjëra që janë më tërheqëse dhe më të rëndësishm­e atë ditë për publikun. Çdo ditë ka lajmet e veta, çdo ditë ka ngjarjet e veta, çdo ditë ka sensacione­t e veta, kështu që, në këtë aspekt nuk mund të fajësoheni, por mbase ne mund të fajësojmë veten për mosgjetjen ende të mënyrave të duhura për të përçuar te publiku informacio­n mbi shumë gjëra, që faktikisht janë bërë dhe bëhen”, tha Kryeminist­ri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.