Shpërthen Agron Tufa: Haxhi Lleshi, tiranozaur i komunizmit

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Ish- kreu i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa e konsideroi tiranozaur të komunizmit, ndërsa vendimin e bashkisë e konsideron grotest dhe përpjekje të Rilindjes për restaurimi­n e rekuizitës komuniste. "Tragjikomi­k, grotesk, turpërues e anakronik, akti i dhënies së titullit ' Qytetar nderi' për tiranozaur­in e komunizmit, Haxhi Lleshin, nga Bashkia e Peshkopisë! Haxhi Lleshi, ish- vegël e komunistëv­e serbo- jugosllavë gjatë luftës së ashtuquajt­ur NÇL dhe kryetar i Kuvendit Popullor gjatë regjimit enverist, duhej të ishte kandidati i parë për ' Qytetar turpi!'. Po si duket, epoka e Rilindjes po na e restauron tërësisht rekuizitën komuniste të diktatorit Enver Hoxha! Bravo! Kështu shkohet drejt BE- së dhe vlerave të saj! O turp, ku e ke skuqjen!", shkruan Tufa.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.