Panorama (Albania)

Dhurata Çupi: Turp historik, Kryeminist­ri ta anulojë

-

Haxhi Lleshi është nderuar me titullin "Nderi i Qarkut të Dibrës" pas vdekjes, ndërsa Partia Demokratik­e ka reaguar, duke e cilësuar këtë vendim si turp historik duke bërë thirrje që të anulohet. Ish- deputetja demokrate, Dhurata Çupi, në një postim në "Facebook", thotë se dhënia e një titulli të tillë "për xhelatin e dibranëve dhe familjeve me emër matjane, është e papranuesh­ëm". Çupi shprehet se nuk mund të dekorohen "xhelatët, me urdhër të të cilëve janë ekzekutuar dhjetra e qindra të pafajshëm". "Titulli i nderit për Haxhi Lleshin: Një turp historik. Një turp që duhet anulluar. Nuk mund të dekorohen xhelatët, me urdhër të të cilëve janë ekzekutuar dhjetra e qindra të pafajshëm. Ky është rikthim në antivlerat dhe antinjerëz­it e komunizmit. Një turp për Shqipërinë e 2019- ës, dhënia e titullit të ' Nderit të Dibrës" ishkryetar­it të Presidiumi­t të Kuvendit Popullor, ish- Sekretarit të Parë dhe anëtar i ish- Komitetit Qendror, Haxhi Lleshit. Bijtë e ish- komunistëv­e, tashmë në pushtet, nuk po lënë figurë të sistemit gjakatar komunist, pa e kujtuar dhe rikthyer në piedestal. Një turp historik, vlerësimi dhe titujt për individë që me urdhëra direkt, kanë vrarë e ekzekutuar dhjetra të pafajshëm gjatë regjimit komunist. Dhënia një titulli të tillë për xhelatin e Dibranëve dhe familjeve me emër Matjane, është i papranuesh­ëm dhe duhet të anullohet një orë e më parë", shprehet Çupi. Ishdeputet­ja i bën thirrje Kryeminist­rit të kërkojë anullimin e urdhërit të tij për këtë akt të turpshëm të Qarkut të Dibrës. "I bëj thirrje Kryeminist­rit të kërkojë anullimin e urdhërit të tij për këtë akt të turpshëm të Qarkut të Dibrës. Koha e komunistëv­e dhe bijve të tyre ka marrë fund para 30 vitesh. Promovimi i tyre nga ky pushtet, pas 3 dekadave, është i papranuesh­ëm" deklaron Çupi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania