Panorama (Albania)

Gjyqi i Shullazit nxjerr në pah problemin e delegimit

Apeli i Krimeve plotësohej nëpërmjet delegimit të gjyqtarëve

-

Teksa Gjykata e Apelit për Krime të Rënda prej kohësh po funksionon­te me delegime gjyqtarësh nga rrethet, tashmë Këshilli i Lartë Gjyqësor ( KLGJ) duhet të vendosë çfarë do ndodhë me Gjykatën e Apelit kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar ( GJAKKO). Ky problem procedural u ngrit nga mbrojtja e Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë, që ditën e djeshme zhvilluan seancën e parë në GJAKKO. "Gjykata e Apelit kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar nis punë rishtas dhe çështjet gjithashtu duhet të nisin nga e para. Ndërkohë, dy gjyqtarët në këtë trupë gjykuese nuk kanë qenë pjesë e Krimeve të Rënda dhe ata nuk mund të jenë automatiki­sht gjyqtarë të posaçëm. Për këto momente, ne kemi nevojë për sqarim", tha Vladimir Meçi, avokat i Emiljano Shullazit. Sa i takon kompetencë­s nëse çështja gjykohej ose jo nga Gjykata e Posaçme, avokatët nuk patën pretendime. Për kompozimin e trupës gjykuese, si duket edhe prokurori i çështjes, Altin Dumani, pati të njëjtin mendim. "Ajo që biem dakord me mbrojtjen është për kompozimin e trupës gjykuese. Mendojmë se ka nevojë që KLGJ- ja të shqyrtojë këtë situatë", tha Dumani. Kështu, treshja gjykuese vendosi dërgimin e një shkrese në KLGJ, në mënyrë që të shprehet për delegimin e gjyqtarëve pas ndryshimev­e të fundit në sistem. Apeli ka në përbërje 6 gjyqtarë e në çështje si ajo ndaj të pandehurit Emiljano Shullazi, kur 5 gjyqtarë janë përjashtua­r ose kanë dhënë dorëheqjen për shkak të konfliktit të interesit, KLGJ- ja ka plotësuar trupën me gjyqtarë të rretheve, të cilët nuk mund të jenë edhe pjesë e Gjykatës së Posaçme. Procesi ndaj Shullazit, Gilmando Danit, Endrit Qyqes, Endrit Zelës dhe Blerim Shullazit, që prej dhjetorit të 2018 nuk ka arritur të shqyrtohet në Apel. Ata janë dënuar në Shkallë të Parë me 54 vite burg në total për "Gjobëvënie" dhe "Grup të strukturua­r kriminal".

 ??  ?? SHABANI DHE KONI, PERFAQESUE­S TE NISMA THURJE
SHABANI DHE KONI, PERFAQESUE­S TE NISMA THURJE
 ??  ?? Emiljano Shullazi dhe të pandehurit e tjerë në gjyq
Emiljano Shullazi dhe të pandehurit e tjerë në gjyq

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania